TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Nëntor 2025, 18:01

Buxheti 2026, Rama: Paga minimale rritet për shtetin dhe sektorin privat!

Shkruar nga Pamfleti

Buxheti 2026, Rama: Paga minimale rritet për shtetin dhe sektorin privat!

Kryeministri Edi Rama ka nisur dëgjesat publike për buxhetin e qytetarëve për Tiranën dhe Shqipërinë.

Në fjalën e tij në një takim me banorët ne njësisë 2 në kryeqytet, Rama tha se paga minimale do rritet në 500 europër shtetin dhe për sektorin privat.

"Paga minimale do të shkojë 500 euro në 2026. Pagat do të rriten në shtet, por edhe në sektorin privat. Do të bëjmë edhe paqen fiskale, që të ndihmojmë bizneset. Do iu ofrojmë mundësi kompaniva që të merren vesh me administratën tatimore, për të rënë dakord për tatimin që do të paguajnë mbi fitimin. Kështu, bizneset do shmangin kontrollet, do vijojnë qetësisht punën, pa pasur ngarkesa të natyrës burrokratike, qeveria do jetë në gjendje të ketë stabilitet në realizimin e të ardhura që do i përgjigjet rritjes së ekonomisë. Nuk do të rritet asnjë taksë. Investimet do rriten në infastrukturë, shëndetësi dhe në arsim."-tha kryeministri.

Rama u ndal tek rritja e pensioneve, ku tha se ku mbështetja ekstra do të shkojë në shifrën 1.7 mld euro.

E domosdoshme që secili të bëjë atë që duhet brenda mundësive dhe pozicioneve që kanë që gjërat në bashki të shkojnë sa më mirë. Më vjen mirë sepse na jepet mundësia që duke folur për buxhetin e Tiranës të flasim dhe për atë kombëtar ku më në fund kemi vendosur atë që kemi dashur të bëjmë prej kohësh, por na është dashur kohë për ta bërë, rritjen e mbështetjes reale për pensionistët që faktikisht do të zënë pjesën kryesore në distancimin e shtetit në këtë mandat të 4, ku mbështetja ekstra për pensionet do të shkojë në shifrën 1.7 mld euro, që janë të ndara në 4 vite, të përcaktuara në buxhetin afatmesëm të qeverisë dhe janë qoftë për pjesën që do të na mundësojë realizimin e objektivit të shpallur me atë se ku duam t’i çojmë pensionet mesatare në kategorinë e pensionit të plotë urban.

Ky moment është një moment që përmbush atë që ka qenë ambicia jonë kryesore, që rritja e vazhdueshme ekonomike, të jetë gjithëpërfshirëse dhe nga e cila të përfitojnë të gjithë. Paga minimale do të jetë edhe për privatin dhe shtetin. Sepse kam dëgjuar që thonë bëhet fjalë vetëm për administratën”, tha ai.

Lini një Përgjigje