
Por në thelb e gjithë kjo situatë, e cila ka të bëjë me procedura, mund të shkojë drejt një mase ekstreme për shkak të një loje “e ka kush e ka”, ku SPAK tenton ti lerë në dorë Berishës një fletë-thirrje, por nuk arrin ta kontaktojë, ndërsa ish-Kryeministri thotë se nuk ka asnjë njoftim...
Dosja e 21 janarit është në duart e SPAK. Në këtë kuadër, Prokurori i Posaçëm, Alfred Shehu ka thirrur ish-Kryeministri Sali Berisha për tu pyetur lidhur me protestën e 14 viteve më parë ku humbën jetën 4 protestues, ndërsa ngjarja është konsideruar si krim shtetëror.
Berisha, sipas SPAK, duhej të paraqitej sot në Prokurorinë Speciale, por ish-kryeministri, i cili është edhe kryetar i PD-së, ka pretenduar se nuk ka marrë asnjë fletë-thirrje.
“Jam gati të shkoj, por duhet të më sjellin një fletëthirrje”, ishte deklarata e bërë nga kreu demokrat dy ditët e fundit.
SPAK sot publikoi një informacion sipas të cilit, Berishës i është dërguar fletë-thirrja edhe në banesë, edhe në Kryesinë e Kuvendit edhe në selinë e PD-së. Madje pretendohet se në asnjë rast ajo nuk është marrë në dorëzim, duke pretenduar se personat e kontaktuar, qoftë roje apo staf ndihmës i grupit parlamentar, janë shprehur se nuk janë të autorizuar.
Berisha në anën tjetër hedh poshtë këtë pretendim të SPAK, duke u shprehur se Prokuroria Speciale po mashtron.
“Unë respektoj ligjin. Nuk merrem me trillime, manipulime apo propagandë banale. Institucionet nuk funksionojnë me mediat, por me njoftim zyrtar, ashtu siç e përcakton ligji”, u shpreh ai, duke kërkuar që SPAK të bëjë publik emrin e personit që pretendon se ka refuzuar marrjen e zarfeve.
E gjithë kjo situatë, referuar edhe njoftimit nga ana e SPAK, duket se po shkon drejt një shoqërimi me forcë të ish-Kryeministrit Sali Berisha.
“Prokuroria e Posaçme do të vijojë zbatimin e parashikimeve ligjore për njoftimin dhe paraqitjen e personit të thirrur, sipas afateve dhe detyrimeve të parashikuara në legjislacionin në fuqi”, thuhet në sqarimin e SPAK.
Po kujt i intereson një skenar i tillë, që mund të pasohet nga një tensionim politik?
Së pari nëse Prokurori i SPAK do të kërkojë një shoqërim me forcë të kreut demokrat për t’u marrë në pyetje, sigurisht që kjo situatë do të pasohet me akuza politike, e gjithë procedura do të pasohet me një retorikë të ashpër, dhe Berisha do të shfaqet si ‘i viktimizuari’ nga ajo që e quan “SKAP-i i Partisë”. Natyrisht që kjo do të ishte edhe një arsye më shumë që mbështetësit e Berishës të dilnin në protesta në mbrojtje të liderit të tyre.
Në anën tjetër, SPAK do të tregojë se teza se ‘nuk ka të paprekshëm’ vijon të jetë në fuqi edhe në rastet kur bëhet fjalë për marrje në pyetje, qoftë edhe si person që ka dijeni për një rrethanë të caktuar. Kjo ndoshta mund të entuziazmojë edhe më shumë ithtarët e Prokurorisë Speciale, e cila pavarësisht goditjeve që ka bërë, sërish nuk po guxon të kalojë ‘gardhin’ për tu afruar në zyrën e Kryeministrit.
Por në thelb e gjithë kjo situatë, e cila ka të bëjë me procedura, mund të shkojë drejt një mase ekstreme për shkak të një loje “e ka kush e ka”, ku SPAK tenton ti lerë në dorë Berishës një fletë-thirrje, por nuk arrin ta kontaktojë, ndërsa ish-Kryeministri thotë se nuk ka asnjë njoftim.
E njëjta gjë ndodhi edhe në rastin e dosjes Partizani, derisa SPAK kaloi në vendosjen e masave të sigurisë. E gjithë nisi me një kërkesë të SPAK, që fillimisht nuk arrinte të gjente Berishën për t’ia lënë në dorë, më pas me caktimin e një mase ‘detyrim paraqitje’ e cila nuk u respektua, për shkak të pretendimeve se ishte anashkaluar Kuvendi, dhe më pas me një masë sigurie më të fortë, që e mbyllir Berishën për 1 vit në banesë.
Dallimi i vetëm sot është se në dosjen e 21 janarit, Berisha është thirrur si person që ka dijeni. Dhe nëse nga SPAK do të ketë një urdhër për ta shoqëruar me forcë, nuk është çudi që të shohim policë civilë ose jo, që ndalojnë në rrugë automjetin me të cilin lëviz kreu demokrat dhe ta shoqërojnë forcërisht për ta marrë në pyetje.
Një gjë e ngjashme i ka ndodhur Berishës edhe në nëntorin e largët të vitit 2000, kur eskorta e tij në atë kohë u ndalua te ushtari i Panjohur dhe më pas ai u shoqërua drejt Drejtorisë së Tiranës, në mes të natës, ku u morr në pyetje. Edhe 25 vite më parë ndaj Berishës kishte një fletë-thirrje, që e kishte refuzuar, ndërsa Policia zgjodhi ta ndalë në mes të natës, ndoshta me pretendimin se në automjetin e tij kishte njerëz të kërkuar apo të armatosur, për ti treguar forcën. /Pamfleti/
S e morem vesh ku do dalesh
Spak duhet te therase Ramen qe lidhet me disa procese ku del emri i tij , Ballukut duhet ti jape mase sigurie si e pandehur, ne djegesit i implikuar direkt eshte Rama, Arben Ahmetaj ne 4 intervistat e tij ncjer Ramen si pergjegjes per djegesit ....... ju meteni me nje gje qe spak e theritka si person ne dijeni ,kur te tjeret jane per ndjekje penale e nuk thirren
E keni kethyer vendin ne nje big brother të mbushur me plehra te mbetura, se të mencurit iken. Femrat me bythe, cica e buze të mbushura me silicon e burrat legena me mjekra si që lehin e lehin bejne ligjin ne atë tokë të vuajtur.