
Ndërpritet seanca gjyqësore në Apel për vulën e PD. Që në orën 11.00 po zhvillohet një seancë se kujt i takon vula e PD dhe pak momente më parë përfaqësuesi i Alibeajt, Indrit Sefa ka kërkuar 20 minuta pushim.
Kërkesa e tij u pranua nga gjykata dhe në 16.00 prite të rinisë gjyqi. Paralajmërohet se do të jetë një seancë e gjatë, ku me shumë mundësi sot gjykata do të ndajë “shapin nga sheqeri” se kujt i takon vula e PD, Berishës apo Alibeajt.
Përfaqësuesi ligjor i Rithemelimit, Ivi Kaso në gjykatën e Apelit i ka cilësuar argumentet mbrojtëse të palës së Alibeajt, si argumente mediatike dhe politike.
“Pse kështu bëhet kjo punë të marre ai vulën dhe te thotë që nuk e jap se ka hallin e karrigeve? U ngrit sërish çështja e gjyqtarit, Zhukri. Konflikti i interesit të gjykatës, pasi gjyqtari ka kryer të gjitha hallkat për te mos pranuar gjykimin e çështjes.
Çohen e thonë vetë që gjyqtari ishte në konflikt interesi ndonëse gjyqtari është konform ligjit duke kundërshtuar shqyrtimin e çështjes. Pse nuk ka detyrim ligjor gjyqtari qe te shqyrtoje rastin pasi ka ezauruar te gjitha hallkat për të mos e shqyrtuar? Apo hajde themi argumente mediatike dhe politike”, tha Kaso.
Lini një Përgjigje