
Indrit Sefa, përfaqësuesi i PD-së zyrtare në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Apel, ka përfunduar fjalën e tij para trupës gjyqësore.
Palët kanë parashtruar argumentet e tyre dhe Sefa ka kërkuar prishjen e vendimit të Agron Zhukrit dhe pushimin e çështjes, ose prishjen e vendimit dhe kthimin për rigjykim.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Berishë e cilësojnë legjitim vendimin e Zhukrit dhe kërkojnë që Alibeaj të mos përcaktohet si palë në proces. Pasi të përfundojë parashtrimet avokati i “Foltores”, Ivi Kaos, më pas me shumë mundësi trupa do të tërhiqet për vendim.
Lini një Përgjigje