TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2023, 14:17

Lufta për vulën e PD-së, Berisha refuzon të flasë për gjyqin në Apel: Armik "numër 1" kemi vetëm Ramën

Shkruar nga Pamfleti
Lufta për vulën e PD-së, Berisha refuzon të flasë
Sali Berisha

Pas përfundimit të protestës së kësaj të premteje, në shkallët e selisë blu Sali Berisha u pyet edhe për vendimin që pritet të marrë Gjykata e Apelit të Tiranës lidhur me çështjen e vulës dhe logos së PD-së.

Berisha insistoi për mediat se nuk ka asnjë koment për senacën gjyqësore për vulën e PD.

"Nuk ndërhyj nuk kam ndërmend të bëj asnjë diskutim paraprak për gjykatën. Këto i kemi me Ramën e aty ishim për Ramën e jo për gjykatën, për ne armik numër një është Rama.
Ky është revolucionm mos harroni se dhe Ramizi qendroi ca kohë por në fund e hoqën me votë.

Asnjë koment nuk kam, nuk bëj koment për gjykatën. Ne jemi në revolucion, po vijojmë.
Protestën e radhës do e vendosim shumë shpejt“, tha Berisha.

Ndërkohë pas përfundimit të protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, forcat Operacionale (civile) janë zhvendosur në Gjykatën e Apelit.

Sot pritet të jepet vendimi për “vulën” e partisë më të madhe opozitare.

Gjykata e Apelit pritet të vendosë nëse PD zyrtare do të jetë në “duart” e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës.

protesta opozita

Lini një Përgjigje