TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2023, 14:02

Berisha asnjë pendesë për vrasjet e “21 Janarit”: Rama i solli njerëzit mish për top, audioja falsifikim

Shkruar nga Pamfleti

Berisha asnjë pendesë për vrasjet e “21 Janarit”:

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk shfaq asnjë pendesë për vrasjet e 21 janarit 2021. Sot ai protestoi në shesh dhe u pyet nga gazetarët mbi deklaratat e kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit sulmoi drejtësinë se nuk po heton audio-përgjimin që ka dalë mbi komunikimet e gardistëve.

Berisha bëri përgjegjës Ramën për vrasjet, teksa i cilësoi si ta falsifikuara bisedat në audio.

Kush i solli mish për top protestuesit? Rama duhej të ishte në burg për 21 janarin. Nëse ne shpallim një shkrim, audiopërgjim, pa dëgjuar zë. Ishte totalisht falsitet. Kjo ishte arsyeja. Është vepër e Ardi Veliut”, tha Berisha.

 

berisha 21 janari tubim

Lini një Përgjigje