TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2023, 13:47

Protestë për vulën e PD/ Berisha e pranon hapur: Nuk do lejojmë që Rama të na përjashtojë nga zgjedhjet!

Shkruar nga Pamfleti
Protestë për vulën e PD/ Berisha e pranon hapur: Nuk do

Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë fjalimit tij në protestë pranoi indirekt se protesta e thirrur prej tij është një formë presioni ndaj Gjykatës së Apelit, e cila do të shprehet sot për fatin e vulës së PD-së.

Berisha ia bëri të qartë Ramës se nuk do e shkatërrojë dot PD-në, por se ai do të ikë nga pushteti. Ai tha se Rama mendon se do e përjashtojë nga zgjedhjet, por sipas tij kjo nuk do të ndodhë.

10 mijë dollarë dreka, janë vjedhje xhepi për këtë, se vjedhjet e tjera janë qindra herë më të mëdha. firmos 420 mln euro për djegësa që nuk ekzistojnë. Vjedhja e së ardhmes, është akti më makabër. Në këto 10 vite u larguan shqiptarët, secili prej nesh kemi humbur një të tretën e të dashurve tanë që kanë ikur jashtë. Me këto ritme Shqipëria shkon drejt zhdukjes, dhe ky mendon se do të jetoj diku në Karaibe apo në ishujt e nxehtë të oqeanit Indian. Ne jemi këtu për t’u thënë se; Edi Rama sot ke para, banka, por me asgjë nuk mundesh kurrë që të mposhtët idealet e këtyre qytetarëve. Idealet e këtij revolucioni. Sot pasi asgjësoi PS, i hoqi të drejtën, votën dhe çdo gjë dhe e ktheu në sektin e rilindjes. Ai kërkon që të asgjësojë PD. Mendon se do e përjashtojë nga zgjedhjet, por Edi Rama do të përjashtojmë nga Shqipëria. Ne jemi këtu sa të jetë toka, nuk do të lëvizim kurrë. Revolucioni ynë ka misionin e madh të demokracisë, të shpëtimit, të Shqipërisë dhe shqiptarëve.”, tha Berisha.

protesta e opozitËs berisha

Lini një Përgjigje