TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2023, 13:26

Protesta drejt fundit, Berisha vijon me të njëjtën retorikë: Revolucioni do ta rrëzojë monizmin

Shkruar nga Pamfleti

Protesta drejt fundit, Berisha vijon me të njëjtën retorikë:

Ish-kryeministri ka vijuar me të njëjtën retorikë në protestën e sotme.

Ai ka marrë fjalën në tubimin që po zhvillohet para Kryeministrisë dhe ka kërcënuar dhe sulmuar kryeministrin. Edhe sot revolucioni nuk ngjiti dhe sërish pati kërcënime.

Të dashur qytetarë të pranishëm në këtë protestë, zonja dhe zotërinj, së pari një përshëndetje të përzemërt, mirënjohje të pakufijshme për të gjithë ju në këtë protestë madhështore që keni lënë çdo gjë dhe keni ardhur nga të katrat anët e Tiranës dhe Shqipërisë, në një protestë të revolucionit demokratik. Një protestë me të cilën ne jemi të vendosur t’i shkurtojnë orët dhe ditët e muajt kësaj qeverie antishqiptare, me në krye Edi Ramën. Ai vite më parë flakte si leckë flamurin amerikan dhe rektutonte sikur të ishte siamez dhe Lukashenkon. Një vit më parë zhduku nga faqja e dheut flamurin e NATO-s, aleancën kryesore të paqes dhe sigurisë. Ai synon që pas 10 vitesh këtu të ketë pallate bosh dhe kampe refugjatësh. Ky revolucion nuk do ndalet deri në rrëzimin e monizmit”, tha ai. 

Ndërkohë pas fjalës së tij protesta pritet të mbyllet, duke zgjatur më pak se dy orë.   

berisha

Lini një Përgjigje