Analisti Frrok Çupi e krahasoi Sali Berishën me “pijanecët e lagjes”. Ai theksoi se një njeri që ka mbajtur poste të lartë në vend nuk mund të flasë pa lidhje dhe me një gjuhë që nuk i shkon për shtat.
“Kuptoj që po paketon gjithçka që ka në mendje, nga koha e studentëve, emigrimi i njerëzve, përdor çdo gjë që i vjen në mendje pa një plan, pa impakt apo ndërgjegje se po del para publikut. Ai ka qenë president dhe kryeministër dhe flet gjëra pa lidhje, ordinere.
Kjo historia që qeveria do të sjellë pakistanezë. Kjo është një gjë që nuk mund ta përdorë një njeri me mend. Kjo është një shprehje që e flasin që në mëngjes pijanecët e lagjes, shkojnë në disa lokale, pinë raki dhe thonë do të na vijnë zezakët në Shqipëri. Ta thotë një njeri që ka qenë në poste të larta është e rëndë“, tha Çupi.
Po ashtu analisti tha se aleati i Berishë, Meta ndodhet në dilema shumë të mëdha.
“Është i thërritur thuajse i pandehur në gjykatë. Është një parti e përjashtuar nga morali i kombit. Por ka një problem të fundit, që pret të shpallet non grata nga SHBA. Në këto dilema, një herë i afrohet një herë i largohet Berishës. Ilir Meta nëse mbetet i gjallë politikisht, po tenton që para datës së zgjedhjeve të mund të marrë aq pjesë sa mund të marrë nga partia e berishës. Ose në fund mund të themi nuk ka Berishë pa Metë dha anasjelltas.” -u shpreh Çupi.
Lini një Përgjigje