TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2023, 15:10

“Protesta më e ftohtë që kam ndjekur në 32 vite”, Spahiu: Berisha po përgatit terrenin për bojkotimin e zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti

“Protesta më e ftohtë që kam ndjekur në 32

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar si dështim total protestën e sotme të Sali Berishës. Ky i fundit mblodhi demokratët rreth 1 orë e gjysmë para Kryeministrisë dhe u largua, pasi kishte hallin e gjyqit që po zhvillohej në Apel për vulën e PD.

“Kjo është protesta më e ftohtë që kam ndjekur në 32  vite”, tha Spahiu. Sipas tij, në rast se nuk do kishte autobusë, nga Kukësi, Tropoja, Lezha e Shkodra, numri i protestuesve do të ishte shumë i vogël, pasi sipas tij, Tirana nuk beson në revolucion, por beson se ndryshimi vjen me votë.

Më tej Spahiu analizoi edhe qëndrimin e Berishës në protestë, sipas tij Berisha është duke përgatitur alibinë për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale, pasi një humbje e thellë do të ishte më e rëndë se bojkoti i zgjedhjeve.

Unë dyshoj se do futen në garë për dy arsye. Mendoj se 50% Berisha po lë mundësinë për të mos u futur në zgjedhjet lokale. Ai ka deklaruar se Rama nuk rrëzohet me votë, por vetëm me revolucion. Pra Berisha e ka bërë të qartë se votimi i 14 majit është kot. Kur deklaron që Rama nuk rrëzohet me votë do të thotë që kot sa shkoni në votime se Rama nuk rrëzohet me votë. Sot në fjalim ka deklaruar se duan të na përjashtojnë me gjykatë nga zgjedhja, pra nëse gjykata nuk i jep logo dhe vulën Sali Berishës dhe grupimit të tij, ai e ka bërë të qartë se po na përjashtojnë. Berisha e mban si opsion të hapur mos hyrjen në zgjedhjet lokale, sepse përballë një humbje të thellë, ai e zgjedh, është më mirë bojkoti”, tha Kreshnik Spahiu për “Euronews”.

Më tej ai komentoi edhe gjyqin që po mbahet në Gjykatën e Apelit mbi vulën e Partisë Demokratike.

Spahiu tha se ai nuk pret që sot të ketë një vendim përfundimtar. Sipas tij jo çështje do të dojë rreth 5 vite të zgjidhet përfundimisht, pasi palët mund të shkojnë deri në Gjykatën e Strasburgut për t’a zgjidhur.

Vendimi i gjykatës do ta përçajë më tej PD-në pasi gjykata nuk do të japë dy vula, por një vulë. Kjo vulë do t’i takojë një grupimi dhe për këtë arsye do të thellohet ndarja e PD-së. Unë kam parashikuar në dhjetor të vitit 2021 se procesi do të zgjasë 5 vjet. Unë parashikoj se procesi gjyqësor nuk merr fund sot. Procesi gjyqësor nuk do të zgjidhet as në vitin 2025, por pas saj. Deri më sot ka kaluar një vit e gjysmë nga ajo që unë thashë dhe atëherë nuk e morën seriozisht. Ka kaluar 1 vit e gjysmë dhe vetëm me një hallkë gjyqësore nga gjykata e faktit është shqyrtuar. Ky proces do të vijojë përsëri në Shkallën e Parë, do të vazhdojë përsëri në Apel, më pas në Gjykatën e Lartë, e pas saj në Gjykatën Kushtetuese. Unë mendoj se pas 2025-ës do të vijojë edhe në Gjykatën e Strasburgut. Do të jetë një konflikt i shumë i thellë. Në gjykatë janë parë dhe përfaqësuesit të trupit diplomatik”, tha Spahiu.

 

 

spahiu berisha vula

Lini një Përgjigje