
Kryeministri Edi Rama e ka dredhur fjalën sa i takon paralajmërimeve të ditës së djeshme. Kur foli në Kuvend për çështjen “McGonigal”, Rama dha sinjale se një tjetër person mund të shpallet “non grata”.
Këtë herë përdori si metaforë byrekun. “Ju presim në 14 Maj për të na mundur më keq se na keni mundur në këto 9 vite ku veç Tiranës, Durrësit e Elbasanit që siç na keni informuar, i keni në xhep, do merrni dhe Vlorën dhe Uashingtonin dhe deri atëherë, kujdes se byrektorja vazhdon punën. Gjiza ka arritur dhe okllaia po shtron brumin tjetër për tavën që pritet të hyjë në furrën e rindezur. Personin në fjalë do ta shihni vetë”, u shpreh Rama.
Por sot ai ka ndërruar mendje. Në rrjetet sociale Rama shprehet se nuk ka paralajmëruar asnjë “non gratë”.
"Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika e amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon”, shkruan ai.
Por tërheqja e tij vjen pas reagimit që erdhi dje nga ambasada e SHBA. Dje një portal iu drejtua ambasadës së SHBA në Tiranë me këtë pyetje: “Kërkojmë një koment nga ju për deklarimin e kryeministrit Rama ne Kuvend se do ketë një non grata tjetër”. Qëllimi i saj ishte për të mësuar të vërtetën dhe së dyti për të ditur nëse kryeministri i një vendi të tretë ka të drejtë të flasë në emër të SHBA-së.
Nuk kaluan as 40 minuta dhe erdhi përgjigjja e shoqëruar me një link. Sipas zyrës së shtypi të ambasadës qëndrimi qe i njëjtë me atë që kryediplomatja Yuri Kim kishte thënë në një intervistë me Erla Mëhillin në janar 2022. Atëhere zonja Kim tha: “Shikoni, thuajse çdo javë, dakord, jo çdo javë, por çdo muaj, shoh një artikull apo ndonjë gazetar që thotë: e di kush është personi tjetër që do shpallet; do të ketë përcaktime. Me gjithë respektin, them se ky është një proces shumë konfidencial dhe do të habitesha vërtet shumë nëse deklaratat e tyre do të bazoheshin në informacion faktik, të besueshëm”.
Lini një Përgjigje