TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2023, 17:39

Pas Berishës, një tjetër politikan “non grata”? Ambasada e SHBA reagon pas deklaratave të Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Pas Berishës, një tjetër politikan “non grata”?

Sot gjatë mocionit për debat për çështjen McGonigal, kryeministri Rama në strategjinë e tij për daravitur diskutimin dhe për të mos informuar publikun hodhi edhe një bombë tjetër: “Shumë shpejt do të ketë një tjetër të shpallur non grata”, aludoi ai.

“Si mund ta mendoni që SHBA furnizohen nga unë dhe gjiza ime", vazhdoi Rama duke iu referuar informacioneve që e shpallën ‘non grata’ Sali Berishën. “Ju presim më 14 maj për të na mundur siç na keni mundur gjatë këtyre 9 viteve. Deri atëherë, kujdes se byrektorja vijon punën, gjiza ka arritur dhe hokllaia po ushtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personin në fjalë do e shihni vetë”, tha Rama.

Menjëherë pas kësaj deklarate në Parlament mediat që mbështesin qeverinë dolën me titujt për shpalljen e një personi tjetër Non Grata.

Duke u nisur nga precedenti se edhe mandatin e sekretarit Blinken kundër Sali Berishës Rama e kishte paralajmëruar i pari po nga e njëjta foltore e kuvendit, Lapsi.al iu drejtua ambasadës së SHBA në Tiranë me këtë pyetje: “Kërkojmë një koment nga ju për deklarimin e kryeministrit Rama ne Kuvend se do ketë një non grata tjetër”. Qëllimi i saj ishte për të mësuar të vërtetën dhe së dyti për të ditur nëse kryeministri i një vendi të tretë ka të drejtë të flasë në emër të SHBA-së.

Nuk kaluan as 40 minuta dhe erdhi përgjigjja e shoqëruar me një link. Sipas zyrës së shtypi të ambasadës qëndrimi qe i njëjtë me atë që kryediplomatja Yuri Kim kishte thënë në një intervistë me Erla Mëhillin në janar 2022. Atëhere zonja Kim tha: “Shikoni, thuajse çdo javë, dakord, jo çdo javë, por çdo muaj, shoh një artikull apo ndonjë gazetar që thotë: e di kush është personi tjetër që do shpallet; do të ketë përcaktime. Me gjithë respektin, them se ky është një proces shumë konfidencial dhe do të habitesha vërtet shumë nëse deklaratat e tyre do të bazoheshin në informacion faktik, të besueshëm”.

rama shba ambasada

Lini një Përgjigje