TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2023, 17:05

Evi Kokalari “shigjeton” Albana Vokshin: Ka interesa në çështjen "McGonigal"

Shkruar nga Pamfleti

Evi Kokalari “shigjeton” Albana Vokshin: Ka interesa në

Aktivistja Evi Kokalari ka deklaruar familjarë të deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi kanë pasur interes për 4 puse nafte në Fier, të cilat kanë një vlerë shumë të madhe.

Në një intervistë për Euronews Albania, Kokalari u shpreh se ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal, kur i ka thënë kryeministrit Edi Rama që të bëjë kujdes me koncesionin e puseve të naftës, ka dashur të ndihmojë konkurrencën e familjarëve të deputetes.

Pjesëtarë të familjes së Albana Vokshit kanë pasur interes në puset e naftës në Visokë në Fier dhe kompani të tjera që McGonigal duket sikur i ka ndihmuar, ka pasur interes. Kanë qenë në konkurrencë me personat e familjes së Albana Vokshit. Nuk kam thënë që këta kanë qenë bashkë, ka qenë konkurrencë për 4 puse nafte me shumë vlerë.

Kam idenë që kur McGonigal ka shkuar te Rama dhe i ka thënë të bëjë kujdes kujt t’ia japë koncensionin e këtyre pusetave, ka dashur të ndihmojë konkurrencën e familjarëve të Albana Vokshit”, theksoi ajo.

 

kokalari vokshi mcgonigal

Lini një Përgjigje