TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2023, 14:30

“Ose unë, ose kaos”/ Berisha "përfundon" në kopertinën e Al Jazeera përkrah Bashar Al Assad

Shkruar nga Pamfleti

“Ose unë, ose kaos”/ Berisha "përfundon" në

Për Sali Berishën duket se nuk janë ditët më të mira. Pas DASH, i cili i konsideronte qesharake akuzat e tij, ndërsa i rikujtonte sanksionet e Sekretarit të Shtetit për korrupsion të theksuar.

Al Jazzera i ka ‘dhuruar’ sot një kopertinë falas, por sërish për fatin e tij të keq, personazhi i zgjedhur nuk është i duhur.  Sali Berisha shfaqet krah presidentit sirian Bashar Al Assad.

“Ose unë, ose kaos” – citohet Asad në kopertnën e Al Jazeera. Si për ironi, të shprehja i shkon për shtat edhe Sali Berishës, i cili nesër ka thirrur një protestë kombëtare, ndërsa gjykata pritet të shprehet për vulën dhe siglën e PD.

Pas DASH, i cili i konsideronte qesharake akuzat e tij, ndërsa i rikujtonte sanksionet e Sekretarit të Shtetit për korrupsion të theksuar, Al Jazzera i ka ‘dhuruar’ sot një kopertinë falas, por sërish për fatin e tij të keq, personazhi i zgjedhur nuk është i duhur. 

 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Al Jazeera English (@aljazeeraenglish)

 

Pamjet e ish-kryeministrit Sali Berisha të publikuara nga Al Jazeera janë të një takimi në Francë ku ishte edhe presidenti sirian  Bashar al-Assad.

Takimi në Francë ka qenë në ditën e Festës Kombëtarë të Francës kur bëhet edhe parada në 14 korrik 2008, e cila është dita e marrjes se Bastijes dhe fillimit të Revolucionit Francez. 

Ndërkohë ditën e sotme tha se  “Pa marrë përgjigje pyetjet e ngritura nga opozita për çështjen McGonigal, Shqipëria do të ketë vetëm kaos.”

Ky paralajmërim u bë nga ish kryeministri Sali Berisha, nga foltorja e Parlamentit, ndërsa po mbahej mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama.

Kreu i qeverisë nuk u ul fillimsht në vendin e tij në Kuvend, por ka shkuar pranë deputetit Pandeli Majko, dhe për Berishën, ishte zgjedhja e duhur pasi “nuk ka si të dalë para shqiptarëve.”

“Aty ku është karrigia e kryeministrit qëndron McGonigal. Kurse ai që duhej të ishte aty është iluziv sepse i ka hyrë lepuri në bark. Mirë është të sjellë një barrelë këtu sepse i ka ra fuqia te këmbët. Ai sot bëri mirë që nuk doli aty, se nuk ka si të paraqitet para shqiptarëve me krimin e shëmtuar transatlantik që ka kryer.”, tha Berisha.

berisha \\ bashar al assad

Lini një Përgjigje