TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2023, 12:45

Çupi: Opozita në hall prej Sali Berishës, Meta së shpejti ‘non-grata’ nga SHBA!

Shkruar nga Pamfleti
Çupi: Opozita në hall prej Sali Berishës, Meta së shpejti
Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi është shprehur se opozita është në hall prej Sali Berishës. Duke komentuar akuzat e këtij të fundit ndaj DASH për gjobëvënie, Çupi tha se opozita drejtohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, dy persona të cilët akuzohen për korrupsion dhe minim të demokracisë.

E ndërsa Berisha është shpallur “non grata” nga SHBA, Çupi paralajmëroi se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Metën shumë shpejt.

Shansi shumë i mirë i mazhorancës shqiptare, i kryeministrit të Shqipërisë, është se opozita është në një hall shumë të madh për shkak të Sali Berishës. Amerika dhe qeveria e Shqipërisë sulmohen nga më të korruptuarit e botës, njerëzit që janë në krye të tabelës për korrupsion dhe për minim të demokracisë. Ne kemi dy ish-presidentë, në aparencë, duket sikur prodhojmë liderë vetëm për të qenë absurd, njerëzit që sulmojnë Perëndimin dhe që krijojnë absurdin. Për Ilir Metën dhe Sali Berishën.

Këta i dhanë një shans shumë të madh qeverisë, edhe sikur sadopak të drejtë të kishte opozita, ajo e drejtë humbi për arsye se në krye, si gjeneral lufte kundër qeverisë dhe kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës u vunë dy njerëz që janë në akuzë, janë nën hetim. Jo vetëm nën hetim, por njëri prej tyre është konsideruar dhe tjetri shumë shpejt, konsideruar si një minues i demokracisë. Çfarë mund të jesh më shumë se minues i demokracisë”, theksoi ai.

frrok Çupi

Lini një Përgjigje