TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2023, 12:35

Berisha akuzoi ministrat dhe la sallën e Kuvendit, Spiropali: Të fala Lulit, kujdes rublat!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha akuzoi ministrat dhe la sallën e Kuvendit, Spiropali: Të fala

Ministra Elisa Spiropali i është përgjigjur ish kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se e gjithë qeveria shqiptare është nën hetim nga autoritetet amerikane.

Në fjalën e saj në Kuvend ajo hodhi akuza ndaj Berishës e Metës duke i konsideruar si fantazma që mendojnë se u ka rënë Llotaria amerikane me çështjen McGonigal.

Ajo ka ironizuar ish kryeministrin Berisha dhe ish kreun e shtetit për retorikën e tyre për akuzat ndaj Edi Ramës.

“Njëri këtu brenda dhe tjetri jashtë Saliu dhe Ilir janë në të njëjtën varkë. Lundrojnë rrugëve të Tiranës. Kërcënojnë se do të bëjnë në të njëjtën gjë në çdo cep të Shqipërisë. Janë në kërkim të një stacioni në kalendar, kur vetë kalendari i ka braktisur. Nga bregu tjetër i atlantikut besojnë se iu erdhi fakti. Por prova dhe dëshmia që sipas tyre Edi Rama ka korruptuar Amerikën . Një fantazi e dëshpëruar lidh oligarkët rus me shegë dhe luleshtrydhet e Divjakës. Ambasadoren me citetat e Hoxhës dhe komunistët e djeshëm… Të gënjesh dynjanë është mëkat, siç po bëjnë lundërthyesit e padalë në breg të varkës së mbytur. Dy të tjerë me ulërima, është marrëzi. Por marrëzia është normale nëse lind në anë të Lanës. Asnjë akuzë nuk ka lidhje me kryeministrin. Vetëm lutja e tyre; bëje Zot ëndrrën të vërtetë, është shumë pak. Këto janë dosje të Amerikës dhe nuk ka mbetur që t’ua qani ju hallin. Janë takime informale dhe normale. Të fala Lulit Sali, kujdes rublat. Zhurma që ngrihet mbi to dhe për to, është lirati që kujtohet në shtëpinë e të varurit. Kryeministri është aktor dhe faktor, njëri nga akuzatorët është non grata në të dyja anët e atlantikut dhe me gjasa dhe gjetkë, ndërsa të tjerët janë non-grata dhe në gardhin e PD”, tha ajo.

Gjatë fjalës së ministres, Berisha lë sallën e Kuvendit, lëvizje që u komentua edhe Spiropali.

"Të fala Lulit Sali, kujdes rublat.", tha ajo.

Lini një Përgjigje