TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2023, 12:21

Rama u largua nga debati me opozitën, Berisha: Gjithë ministrat i ka nën hetim, u kanë përgjuar e-mailet

Shkruar nga Pamfleti

Rama u largua nga debati me opozitën, Berisha: Gjithë ministrat i ka

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë mocionit me debat për çështjen “McGonigal”, tha se e gjithë qeveria shqiptare është nën hetim nga autoritetet amerikane.

Berisha tha se kryeministri Rama dhe personat e lidhur me të janë mbajtur të gjithë nën përgjime.

Ish-kryeministri theksoi se nga përgjimet e e-maileve, dhe telefonave janë zbuluar veprimtaritë e paligjshme të zyrtarëve të qeverisë.

“Foli si një kufomë e pakallur. Foli dhe iku si hije se ka kryer krime shumë të rënda. Pasi, siç thotë Washington Post, McGonigal dhe Edi Rama ishin të zhytur kokë e këmbë në veprimtari sekrete. Unë nuk kam fakte ta zbardh këtë veprimtari sekrete.

Unë besoj se kjo gazetë prestigjoze ka informacion mbi llumin e veprimtarisë të Ramës me McGonigal. Mendoi se duke lexuar akt-akuzën, do mashtronte shqiptarët. Ka dy dokumente të SHBA-ve. Ai është një vendim gjykate për të hetuar çdo gjë të Edi Ramës, çdo telefonatë, e-mail dhe komunikim që ai ka pasur me cilindo në botë. Ky urdhër të nderuar zonja, ju përfshin të gjithë ju. Të hetohen të gjithë ministrat e qeverisë. Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe çdo person përfshirë dhe jo kufizuar kryeministrin e Shqipërisë. Më mirë mendoni se nuk do shpëtoni. E pamundur që ju në të gjitha ato komunikime, të mos keni kryer veprimtari të paligjshme me Edi Ramën”, tha Berisha.

sali berisha qeveria nen hetim

Lini një Përgjigje