TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2023, 12:15

Njëri gozhdës, tjetri patkoit! Kuvendi seancë për McGonigal, Balla flet për 21 Janarin: Prokuroria të fillojë hetimet

Shkruar nga Pamfleti
Njëri gozhdës, tjetri patkoit! Kuvendi seancë për McGonigal,
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës në Kuvend është përpjekur të devijojë vëmendjen nga çështja ‘Mc Gonigal’. Balla kujtoi audio-përgjimin që u publikua dje për ’21 janarin’ duke i bërë thirrje prokurorisë që të nisë hetimet. Socialisti i bindur tha se në zgjedhjet e 14 majit opozita do përballet me një rezultat që nuk është parë kurrë.

Ç’u fry mali dhe polli një mi. Kjo ishte se shoh interesin tuaj. Ikni tani. Ik Luçi se duhet të sjellësh nesër 37 protestues nga Elbasani. Ik dhe ti Sali, nuk sjell dot njeri. Dosja hetimore që ka shkuar në gjyq ka ngritur 1 akuzë për 1 person që quhet Charles McGonigal. Këtu mbyllet kjo çështje. Një audio regjistrim që zbardh më në fund të gjithë kronologjinë e urdhër dhënies për vrasjen, masakrën shtetërore të 21 janarit. S’e kam bërë kurrë diçka që historikisht e bëni ju dhe do vendos për publikun gjithë këtë material që është publikuar i gjithi mbrëmë dhe uroj e shpresoj, i bëj thirrje prokurorisë që më në fund këtë çështje ta hetojë.

“Dashamir thotë komandanti, gati për zjarr ushtarak. Dashamir ju kuptova. Gati luanët. Të mbahen armët, gati për zjarr”.

Nëse secili prej jush e ka zemrën në vendin e duhur, mendjen në vendin e duhur si ka mundësi që komandanti i Gardës, sapo del nga zyra e Berishës jep urdhër për të asgjësuar popullin opozitar që protestonte në shesh. Për të qëlluar trupat dhe pastaj vjen momenti kur thotë Ndrea Prendi ky është urdhri dhe qëllohet nga pistoleta e automatiku. Zjarrin luftarak mund ta bësh në Afganistan, por jo në bulevard. Këtë duhet ta marrë prokuroria se më në fund ka audio të të gjithë asaj që ka ndodhur. Ka prova që janë paguar dhe kur doli zotëria dhe tha që këto para i mblodha nga shqiptarët e diasporës në Amerikë, në fund rezulton se këto para janë dhënë nga një qytetar rus që sipas dokumenteve është një biznesmen rus që merr tendera nga Kremlini. Mos bëni budallaqet që keni bërë në zgjedhjet e tjera por një gjë është e sigurt, më 14 maj ju pret një rezultat që se keni parë kurrë”, tha Balla.

Lini një Përgjigje