Kryeministri Edi Rama paralajmëroi në Kuvend se në Departamentin Amerikan të Shtetit po përgatitet shpallja e "non-grata" e një tjetër politikani në Shqipëri. Rama u shpreh se ajo që opozita e mendon si "byrektore", referuar DASH, është duke e bërë punën. Kryeministri tha se me emër, do e shohin shumë shpejt.
"Ju lutem mbyllni qenefin kur vini këtu. Në tetor, po e kam takuar. Ku është krimi? Mund ta kem takuar më shumë se 4 herë. Ça problemi ka? Në janar 2019, ka një shpjegim të gjatë, ku thuhet se më ka takuar. Në të 14 herët, që të gjitha kanë ndodhur që asgjë e hatashme, asgjë e qortueshme as ka ndodhur e as thuhet në akt-akuzë. Në të 14-a herët që përsëritet emri im, aktakuza nuk thotë asgjë, as për mua e as për qeverinë shqiptare. Kjo nuk thotë asgjë. Deri te bishti i kaltërt i bishtit të Lirisë. Ju presim më 14 maj, për t'ju mundur më keq nga ç'na keni mundur. Kujdes se byrektorja po bën punën, gjiza ka ardhur. Personin në fjalë do e shihni vetë."-tha kryeministri.
Rama menjëherë pas kësaj fjalie u largua nga Kuvendi, ku dha shpjegime për vetëm 45 minuta në interpelancën e kërkuar nga opozita.
Lini një Përgjigje