TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2023, 11:27

Një ditë para "revolucionit" për vulën, Meta i mbyll derën Berishës

Shkruar nga Pamfleti
Një ditë para "revolucionit" për vulën, Meta i
Sali Berisha dhe Ilir Meta

Pse ia mbylli derën vulëhumburit Ilir Meta?

Mësohet se sot, më 2 mars, Partia e çiftit Meta - Kryemadhi qenka regjistruar(!!!) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...

“Në respekt të Nenit 64 e në vijim të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, Partia e Lirisë është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për njësitë e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj.”, thuhet në njoftimin e Partisë së Lirisë.

Pyetjet që lindin me këtë rast janë:

Pse nuk priti të paktën edhe një ditë Ilir Meta për të bërë regjistrimin?

Shumë mirë bëri që respektoi Nenin 64, po për ata që bashkë me Sali Non Gratën ka thirrur nesër në Tiranë, përse nuk i respekton pak?!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve aty do të jetë edhe pas "Revolucionit" të 3 marsit... 

 Pse nuk e priti dhe një ditë Sali Berishën sa të merrte përgjigjen për vulën e PD-së nga Gjykata e Apelit?

Ku e ka hallin Ilir Meta?!

Po  "Shtëpia e Lirisë"...?

Pse ia mbylli derën vulëhumburit Ilir Meta?/Pamfleti

sali berisha ilir meta revolucioni braktisja

Lini një Përgjigje