TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2023, 11:17

“Të përmendet emri 14 herë në aktakuzën për McGonigal”/ Rama e pranon në Kuvend: E vërtetë, por s’ka krim

Shkruar nga Pamfleti

“Të përmendet emri 14 herë në aktakuzën për

Kryeministri Edi Rama është justifikuar sot në Parlament se aktakuza ndaj ish agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, është asgjë më shumë sesa një raportim korrekt i takimeve të zyrtarit amerikan në Tiranë.

Në fjalimin e mbajtur gjatë mocionit me debat Rama tha se në akt akuzë thuhet vetëm që personi A ka marrë një material nga zyra e kryeministrit për çështjen e financimit të PD-së me para ruse, por shtoi se i vetmi person i cili është në hetim për këtë çështje është McGonigal.

Në aktakuzë për çështjen McGonigal mund të jetë përmendur 14 herë, por këto nuk janë 14 akuza tha Rama.

Rama i pranon si fakte të gjitha herët kur emri i tij përmendet në aktakuzë, si për rastet kur takohet me ish-zyrtarin e FBI-së ashtu edhe me personat A dhe B në aktakuzë, por mohon që në ndonjë rast të ketë akuza apo “krime të kryera.”

“Po e vërtetë është që hëngra darkë me McGonigal. Dhe më ka ftuar ai mua. Dhe ku është krimi këtu? Hera e dhjetë, mbrojtja e të akuzuarit dështoi të provojë se i akuzuari i ka raportuar takimet edhe udhëtimet. Pra, këtu flitet për të akuzuarin që nuk ka bërë sipas ligjeve të tyre, detyrën e tij. Po ku hyn këtu krimi im? Se i raportoi ai apo jo qendrës që më takoi mua?”

Kreu i qeverisë po lexon para ligjvënësve në Parlament të gjitha herët që emri i tij është përmendur në aktakuzë, duke pohuar rast pas rasti që bëhet fjalë për fakte, ngjarje që kanë ndodhur, por jo për krime.

 

edi rama mcgonigal të përmendet emri 14 herë në aktakuzë

Lini një Përgjigje