TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2023, 10:48

Seanca për 'McGonigal', Rama lë karrigen e kryeministrit në Kuvend dhe përqafon Majkon

Shkruar nga Pamfleti

Seanca për 'McGonigal', Rama lë karrigen e kryeministrit

Ka nisur seanca maratonë e ditës së sotme, e cila pritet të zgjasë gati 24 orë që do të vihen në dipozicion për interpelancën, mocionin me debat dhe seancën me pyetjet, 3 kërkesa të ndryshme për kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal.

Grupi parlamentar i PS do të ketë 750 minuta në dispozicion, 350 minuta do jenë për PD. Nga 10 minuta do të kenë 9 deputetët e Rithemelimit. Ndërsa 9 deputetë të Rithemelimit do të kenë 10 minuta kohë për të folur.

Ndërkohë që deputeti demokrat, Luçiano Boçi mbante fjalën në foltoren e Kuvendit, kryeministri Edi Rama është ulur tek karriget e deputetëve të mazhorancës pranë Pandeli Majkos të cilin edhe e ka përqafuar.

 

seanca për \'mcgonigal\' rama majko

Lini një Përgjigje