TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2023, 10:26

Nis seanca plenare, Boçi: Ndryshoni rendin e ditës, të mos bëhen bashkë mocioni me debat dhe interpelanca

Shkruar nga Pamfleti
Nis seanca plenare, Boçi: Ndryshoni rendin e ditës, të mos

Deputeti Luçiano Boçi e ka nisur seancën maratonë me debat procedural. Ai ka kërkuar që seanca me pyetje, mocioni me debat dhe interpelanca të ndahen nga njëra-tjetra.

“Nuk ka rregullore që i bashkon këto të treja. Sipas jush janë të tria një temë. Por nuk ësstë kështu. Rregullorja i ka përcaktuar mirë çfarë janë, seanca me pyetje është më vetë, interpelanca është më vete dhe mocioni me debat është një tjetër. Të gjitha janë të ndryshme dhe nuk mund të bashkohen.  Ndani seancën me pyetjen, interpelenacën ashtu si edhe mocionin me debat. Miratoni edhe Komisionin Hetimor”, tha Boçi.

Kryetarja e Kuvendit i lexoi rregulloren Boçi dhe tha se sipas saj rendi i ditës është votuar në seancë plenare.

seanca plenare boçi

Lini një Përgjigje