TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2023, 10:31

Rama 24 orë përballë opozitës/ Fillon seanca për Mc Gonigal, Berisha nis sulmet ndaj kryeministrit, Nikolla i heq fjalën

Shkruar nga Pamfleti
Rama 24 orë përballë opozitës/ Fillon seanca për Mc

Parlamenti ka filluar seancën plenare për mocionin me debat me Kryeministrin Edi Rama të kërkuar nga opozita për çështjen “McGonigal”.

Senaca është parashikuar të mbahet për 24 orë.

Seanca nisi me 1 minutë heshtje për 3 gratë e vrarë nga Dan Hutra ditën e mërkurë. Në nisje të seancës plenare, kryeparlamentarja Lindit Nikolla tha se ky rast është këmbanë alarmi për të gjitha institucionet dhe shoqërinë dhe se institucionet dështuan të parandalonin krimin e rëndë.

Pas kësaj menjëherë fjalën e ka marrë deputeti Luçiano Boçi e ka nisur seancën maratonë me debat procedural.

Ai ka kërkuar që seanca me pyetje, mocioni me debat dhe interpelanca të ndahen nga njëra-tjetra.

Në sallën e seancës plenare janë rikthyer Sali Berisha me një grup të deputetëve të Rithemelimit, të cilëve u ka përfunduar afati i përjashtimit për shkak të seancave të shkuara kaotike.

Por në Kuvend do të mungojnë 4 deputetë, Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti dhe Oerd Bylykbashi që seancën e 16 shkurtit përfunduan deri në shkuljen e mikrofonit të foltores, që nga ministrja Elisa Spiropali u komentua me ironi.

Pas Boçit, fjalën e mori Berisha. Ish kryeministri në Kuvend hodhi akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se ky i fundit ishte i përfshirë në çështjen McGonigal.

Berisha tha se lidhja mes Ramës dhe McGonigal ka shumë degëzime në Tiranë. Ndërsa kryeparlamentarja, Lindita Nikolla i ka ndërprerë fjalën me argumentin se po mbante fjalim dhe nuk po fliste për procedurë sipas rregullores.

Një nga aferat më tronditëse të kohës, implikimit direkt të kreu tuaj në rekrutimin, korruptimin e kryeagjentit të FBI-së McGonigal dhe përdsorimin e tij si vrasës me pagesë. Veprimtaria Rama-Gonigal ka degëzime shumë të mëdha në Tiranë. Janë një seri çështjesh që duhet të marrin përgjigjie nga komisioni hetimor parlamentar. Kurrë Shqipëria nuk mund të kapërcejë këtë parim të tmerrshëm nga një njeri që nuk ka asnjë normë. Kemi të bëjmë me një nga aktet më të shëmtuara në historinë e marrëdhënies së dy vendeve. Me aktet më anti-kushtetuese në historinë e një vendi, kemi të bëjmë me një grup mafioz që përdori pushtetin e qeverisë për të gjobitur biznesmenë.", tha Berisha.

Pas akuzave të Berishës kundrejt Ramës, Nikolla i ndërpreu fjalën.

"Tani është fjalim, nuk është procedurë, po iu heq fjalën. Zoti, Alibeaj rradha juaj.", tha kryeparlamentarja.

Lini një Përgjigje