Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij seancën e sotme plenare për çështjen McGonigal ka nisur nga justifikimet.
Sipas Ramës asnjë akuzë nuk është ngritur ndaj tij në SHBA dhe se po i hidhet baltë kot.
Ai e cilësoi opozitën një “shpërthim të kanalit të ujërave të zeza” që kërkon të përdorë politikisht çështjen McGonigal.
“Një përpjekje e dëshpëruar për të shfrytëzuar politikisht një process gjyqësor në Shtetet e Bashkuara i cili s’ka asnjë lidhje me shtetin shqiptar, me qeverinë e Shqipërisë apo me mua personalisht,” – u shpreh Rama.
Ai në fjalën e tij nuk kurseu as sulmet ndaj mediave në vend.
“Prej javësh në Shqipëri ka shpërthyer një kanal ujërash të zeza në një përpjekje për të shfrytëzuar politikisht një proces gjyqësor në SHVA që nuk ka asnjë lidhje me shtetin shqiptar, me qeverinë e Shqipërisë apo me mua personalisht. Çfarë ka ndodhur konkretisht: Një ish zyrtar i FBI akuzohet për një bashkëpunim të paligjshëm me oligarkun rus Deripaska. Prokurorët sipas tyre kanë pikasur edhe një sërë shkeljes që lidhet me udhëtimet në vendin tonë, ku në akt akuzë thuhet se ai ka ardhur edhe në Shqipëri dhe është takuar me mua,. Aktakuza thotë se ai nuk i ka deklaruar takimet me mua dhe ka marrë edhe para borxh. Në aktakuzë gjithashtu flitet edhe për çështjen e hetimeve të parave ruse në PD. Procesi nuk ka asnjë të akuzuar tjetër përveç personit. Kaq janë faktet. Por pavarësisht një hetimi të gjatë që unë kam marrë vesh vetëm kur ka dalë në media, nuk ka asnjë akuzë ndaj meje përveç raportimit korrekt të takimeve me mua.”, tha Rama.
Rama ka ironizuar gjithashtu opozitën, duke deklaruar se gjatë gjithë zgjedhjeve në 9 vitet e fundit është mundur dhe se në zgjedhjet e ardhshme lokale, partitë politike të opozitës do mund të fitojnë edhe Uashingtonin.
“Më keni mundur në të gjitha zgjedhjet e 9 viteve dhe jam i vetëdijshëm se viti i 10 do jetë viti i fitores tuaj më të madhe të kësaj dekade. Në 14 maj, përveç Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit, do merrni dhe Vlorën dhe Uashingtonin. Prandaj unë ju hap rrugë përfundimisht dhe ju them sot se ndihem fajtor që nuk kamë bërë dot atë që duhet kundër mjerimit të thellë të politikës në vendin tonë, ku fukarallëku i vlerave dhe i aspiratave që ulet këmbëkryq në foltore më foltore, e ka mbulepsur krejt shoqërinë, duke ushqyer egoizmin të individëve ndaj njëri tjetrit. Kjo nuk është politika por versioni i saj më i degraduar. Politika është diçka krejt tjetër, e lartë dhe e lavdishme, për njerëzit dhe me njerëzit”. tha Rama.
Lini një Përgjigje