TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shtator 2025, 12:17

Beteja për Tiranën, Rama cakton drejtuesen e fushatës së Manastirliut; opozita ende në dilenë për kandidatin e saj

Shkruar nga Pamfleti

Beteja për Tiranën, Rama cakton drejtuesen e fushatës së

Kryeministri Rama, njëherazi edhe kreu i PS-së, u angazhua në takime, ku fillimisht priti nënkryetatët e Bashkisë dhe kandidaten Manastirliu, dhe më pas takoi deputetët socialistë të Tiranës dhe ministrat. Në të dy takimet, Rama ka vendosur theksin në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, duke e konsideruar një proces të dosmodoshëm

Socialistët e Edi Ramës po përmbyllin me shpejtësi të gjithë organizimin lidhur me zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, ndërsa brenda dy javësh nga momenti kur Kryeministri shpalli kandidaturën e Ogerta Manastirliut dhe udhëzoi këshilltarët socialistë që të shkarkonin Erion Veliajn si Kryebashkiak, kanë realizuar të gjithë procesin përgatitor në rradhët e tyre.

Belinda Balluku, zv.Kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, do të drejtojë fushatën e socialistëve për Bashkinë e Tiranës. Ky është vendimi i marrë nga Edi Rama, pas takimeve me deputetët e Tiranës dhe ministrat. 

Kështu pas zyrtarizimit të Ogerta Manastirliut si kandidate për Kryebashkiake, është caktuar si  drejtuese e fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore për Tiranën, Belinda Balluku.

Kjo e fundit ishte drejtuese e fushatës për Qarkun e Fierit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, atje ku fitoi 12 nga 16 mandatet e deputetëve që ky qark ka.

Në anën tjetër, demokratët e Sali Berishës dhe aleatët nuk po arrijnë të nxjerrin një kandidat, edhe pse në ‘lojë’ janë disa emra. Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti kanë deklaruar se nuk do të hyjnë në garën e pjesshme, kjo për faktin se kryebashkiaku që do të zëvendësojë Erion Veliajn do të ketë një mandat që do të zgjasë jo më shumë se 18 muaj, deri në zgjedhjet e 2027-ës.

Pas kësaj janë përmendur disa emra, madje disa të tjerë janë vetëofruar si kandidatë. Ende nuk dihet se kur opozita do të zyrtarizojë një emër, edhe pse ka disa ide që qarkullojnë, duke nisur nga figurat nga shoqëria civile te ato politike. 

Të mërkurën, 24 shtator, kryeministri Edi Rama zhvilloi dy takime me peshë. Së pari me katër nënkryetarët e bashkisë, kryetaren e komanduar Anuela Ristani dhe Ogerta Manastirliun, kandidatja zyrtare e PS-së për postin e kryetarit të ri.

Të mërkurën, Kryeministri Rama, njëherazi edhe kreu i PS-së, u angazhua në takime, ku fillimisht priti nënkryetatët e Bashkisë dhe kandidaten Manastirliu, dhe më pas takoi deputetët socialistë të Tiranës dhe ministrat. Në të dy takimet, Rama ka vendosur theksin në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, duke e konsideruar një proces të dosmodoshëm. Në këto kushte, Rama duket se i ka dhënë fund dyshimeve se Tirana mund të drejtohet nga një emër i komanduar, duke shmangur në këtë mënyrë zgjedhjet e pjesshme të parakohshme.

Madje Rama, sipas raportimeve, mësohet të ketë deklaruar se pavarësisht kandidatit që mund të caktojë pala tjetër (opozita) ai do të hyjë në garë si humbës dhe do të dalë edhe më i humbur.

Qeveria pritet të zyrtarizojë sot, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, shkarkimin e Erion Veliajt si Kryebashkiak.

Më pas pritet të shpallet vakanca dhe i takon Presidentit të Republikës të caktojë datën e zgjedhjeve për Tiranën.

Veliaj në anën tjetër, përmes mbrojtësve ligjorë, pritet të ankimojë vendimet, qoftë të Këshillit Bashkiak apo të Qeverisë, ndërsa më herët kërkoi që të dëgjohej nga këshilltarët e Tiranës, përpara se ata të merrnin vendimin.

Si rrallë herë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, 50 këshilltarë të PS, PD dhe aleatëve të saj, bashkuan votat për shkarkimin e Veliajt si Kryebashkiak, një vendim ky që u njoftua nga Edi Rama që në 11 shtator, nga salla ku kishte mbledhur Asamblenë e PS për të prezantuar emrat e rinj të ministrave. Nga kjo mbledhje, Edi Rama bëri thirrje për nisjen e procesit për shkarkimin e Veliajt, madje e vulosi vendimin pasi shpalli Ogerta Manastirliun si kandidaten e PS-së për Bashkinë e Tiranës.

1 Komente

  1. z
    zaho

    Mjere administrata qe do ja marrin leket e vjedhura por dhe kursimet nga paga. Behen gjerat kaq haptazi, dhe njerezit prape dele. Sulen si te terbuar nje ushtri zuzaresh, te kalbur ne korrupsion,Cet hajdutesh, plackites te prones publike, per ti garantuar padrinos alibabait mbajtjen e pushtetit me cdo kusht.

    Lini një Përgjigje