TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shtator 2025, 11:32

Seanca paraprake për Ilir Metën, avokati Cakrani kërkon shtyrjen; zbulohet arsyeja

Shkruar nga Pamfleti

Seanca paraprake për Ilir Metën, avokati Cakrani kërkon shtyrjen;

Avokati i Ilir Metës Kujtim Cakrani ka kërkuar shtyrjen e seancës paraprake në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta. Seanca gjyqësore në GJKKO ishte parashikuar të mbahej sot në orën 11:00.

Kërkesa të do shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim ose jo.

Avokati i Metës nuk do të jetë i pranishëm në seancën e sotme pasi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale jashtë vendit. Avokati Cakrani ka dorëzuar kërkesën për shtyrje të seancës gjyqësore dhe në këto kushte seanca e ditës së sotme do të shtyhet.

“Nuk do të jetë i pranishëm pasi është duke iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Itali”, thuhet në mesazhin  e ardhur nga familjarët e avokatit të zotit Meta për "News 24".

Ish-presidenti akuzohet për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash, po ashtu edhe ish bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi e 3 persona të tjerë.

Lini një Përgjigje