TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shtator 2025, 09:29

Shkarkimi i Veliajt, Zogaj: Lojë politike, duhej pritur vendimi nga Gjykata

Shkruar nga Pamfleti

Shkarkimi i Veliajt, Zogaj: Lojë politike, duhej pritur vendimi nga Gjykata

Analisti Preç Zogaj ka folur lidhur me shkarkimin nga posti i kryetarit të Bashkisë Tiranë, Elion Veliaj.

Ai u shpreh se PS duhet të priste vendimin e formës së prerë nga gjykata përpara shkarkimit, meqë afatet ligjore ishin tejkaluar për mosparaqitjen e tij në punë.

“PS nuk e mbështete suksesin elektoral të individët por të makineri dhe organizimi i saj. Kjo është e vërtetë historike. Ajo është politike se e kërkoi Rama, por në raport me nenin që është shkarkuar është tejkaluar afati që përcakton ligji. Meqë kanë pritur më gjatë mund të prisnin deri sa të shprehej gjykata”, tha Zogaj.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi theksoi se Tirana po vuante nga mungesa e një kryetari dhe se çështja nuk mund të zgjate pafund, pasi nuk dihet se kur do të përfundojë procesi gjyqësor.

“Është një proces që zgjat dhe nuk është së shpejti dhe është një proces nga i cili Tirana po vuante. Vuajtja e popullit të Tiranës është e pajustifikueshme dhe forca politike duhet të jetë e përgjegjshme në këtë aspekt. Në rast se do të ndodhi ajo që thoni ju që i lirë të ketë mundësinë të mbrohet në gjykatë, por kjo është bërë një proces që nuk mund të mbante më dhe zgjati shumë. Pasi hetimet u përmbyllën është e pamundur të kishim më mundësi zgjatje dhe duhet të kishte një fund. Nuk është një gjë e mirë, por duhet të ndodhte dhe Tirana duhet të vazhdojë”, tha Klosi.

Debati vijoi edhe për reformën në drejtësi dhe punën e SPAK, ku analisti Arion Sulo kritikoi SPAK për mungesën e rezultateve lidhur me zgjedhjet e 11 Majit.

“Ne kishim pritshmëri për SPAK për zgjedhjet, por nuk kapi asnjë rast ku rastet ishin sheshit”, tha Sulo për “RTSH".

Lini një Përgjigje