TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shtator 2025, 07:40

Zgjedhjet në Tiranë, Bejko: Kryeqyteti s’ka vota për Berishën, ja pse Tabaku nuk kandidon

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Tiranë, Bejko: Kryeqyteti s’ka vota për

Analisti Roland Bejko ka folur lidhur me zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Ai tha se prirja e vullnetit të elektoratit në zgjedhjet lokale, anon nga partia që është në pushtet dhe në këto kushte Partia Socialiste ka avantazh të lartë në raport me rivalët e saj.

Sipas tij, Tirana e ka mbyllur historinë me Sali Berishën në vitin 2013 dhe qytetarët nuk i japin më votë atij.

“PD  edhe në gjendjen siç është sot, ka emra dhe do t’i ketë. Edhe në kohë krize i ka. Zgjedhjet lokale, shkojnë andaj nga janë zgjedhjet politike. PD, vetë Berisha, heziton për të shpallur një kandidat, sepse është në dilema edhe ai duke thënë: ok, janë ato votat aty, por a bashkohen në zgjedhje me Berishën ato partitë tjera opozitare, të cilat në zgjedhjet e përgjithshme thanë se nuk bashkohen. Rama i fiton zgjedhjet në Tiranë, sepse sapo fitoi zgjedhjet e përgjithshme”, tha ai.

I pyetur se pse Rama kërkon që të mbahen sa më shpejt zgjedhje në Tiranë, Bejko deklaroi se:

“Nëse do lihet Tirana pa një kryetar, do t’i kthehet në kosto politike. Luan efektin kohë. Tabaku do të ishte një kandidaturë e shkëlqyer për Bashkinë e Tiranës, por ajo e nuhat se i digjet figura e saj politike. Tirana dhe tiranasit e kanë mbyllur historinë me Sali Berishën, nuk e votojnë më që prej vitit 2013”, u shpreh ai për "Abc News".

 

3 Komente

  1. a
    astrit

    Une mendoj se kandidat per kryetar bashkie te Tiranes PD te vendos Sali Berishen ose Jozefina Topallin

    1. E
      Eduarti

      Mendimi im eshte te kandidoje Flamur Noka ose Tritan Shehi Pffff... se kane shume vota preferenciale Pfffff turpi i PD -se

      1. E
        Eduarti

        Duhet te kandidoje jovertebrori Lulzim Bashoviçi Kandidat per opoziten sepse ngaqe punoi shume ne mandatin 2011 - 2015 them se e ka te sigurte fitoren,,,,, dhe nderkohe dua te pyes nese eshte gjalle apo ka vdekur....

        Lini një Përgjigje