TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shtator 2025, 21:15

Gazetari zbulon përplasjet brenda opozitës: Kush është emri që po diskutohet si kandidate e PD

Shkruar nga Pamfleti

Gazetari zbulon përplasjet brenda opozitës: Kush është emri

Gazetari Roland Qafoku ka zbuluar prapaskenat brenda opozitës për gjetjen e kandidatit për Bashkinë e Tiranës.

Ai tha se opozita po merret me çështje dytësore dhe po harxhon energji në vend që të paraqesë një alternativë të fortë përballë Partisë Socialiste.

“Opozita po rrotullohet rreth diçkaje që nuk e nxjerr te qëllimi final, që është një alternativë e fortë. Shihni sa para është Partia Socialiste. Kur PS nis një aksion politik, PD merret akoma me Diellën. Rama e përdori Diellën si karrem, jo vetëm që i shërbeu për qeverinë, por e futi edhe opozitën në këtë vorbull”, tha Qafoku.

Ai zbuloi se në diskutim është hedhur edhe emri i Edlira Çepanit, një figurë e shoqërisë civile, si kandidate e mundshme për Tiranën. Por, sipas tij, në radhët e opozitës ka rezerva.

Është hedhur një emër aty, Edlira Çepani, e shoqërisë civile për kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës, por jo thonë aty, duhet njeri politik. Por ç’politik mor?! Një nga ata të 50-të që janë aty?! Ata e kanë mbaruar këtë legjislaturë. Me 50 vota çfarë do të bëjnë ata?! Ata nuk ndikojnë fare atë mazhoranca”, theksoi ai.

1 Komente

  1. M
    MeMend NeKoke

    PD duhet me urgjence te ulet dhe te bisedoje me opozitaret e tjere brenda dhe jashte koalicionit te tij qe nuk mjafton per votat qe merr. Synimi te jete zgjedhja me e mire per nje emer qe te shkelqeje dhe te mbeshtetet nga te gjithe. Perndryshe kjo sprove duhet te jete matesi i fundit per Sali Berishen qe ka njohur humbje nga viti 2013 me Lulin dhe pa Lulin. Justifikimet mi vodhen sot mi vodhen neser nuk pine me uje.

    Lini një Përgjigje