TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shtator 2025, 07:45

Evisi e mundësive të pamundura, oqeanit dhe pushkës që i duket si top

Shkruar nga Pamfleti
Evisi e mundësive të pamundura, oqeanit dhe pushkës që i
Evis Sala /

Emocionet me të cilat e prezantoi Edi Rama, Ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, i bënë përshtypje çdo njeriu që i pa e dëgjoi. Emri nuk i thoshte asgjë askujt, ama kur Babloku rreshtonte titujt, institucionet me të cilat kishte bashkëpunuar e punonte e zgjedhura e tij, u duk sikur një UFO kishte zbritur nga qielli për të shpëtuar shëndetësinë shqiptare.

Lum o Zot çfarë fati!

Do të vinte një farë Evisi, që nuk i gjendej foto në web, por dukej kokë e madhe. Ehuu gjithë ato institute ndërkombëtare, deri në Japoninë e largët, siç tha Babloku. Por këtë të fundit Evisi vetë nuk e ka shkruar në BIO-n e publikuar në faqen e Ministrisë. Me siguri Kryeministri do ta ketë pasur nga emocioni...

Dhe Evisi erdhi! E krehur si në kohën e Nemces, ligjëroi si bilbil i ekzaltuar në të parin prezantim që bëri nën qiell të hapur me stafet e shëndetësisë përballë.

Tha se i kishte "hyrë një oqeani të madh" këtu në Shqipëri. Shqipëria laget nga dy dete, po nejse. Evisi, si fillim e nisi me të futur e me të nxjerrë. Mbarë dmth...

Pastaj foli tamam si "shkencëtare e vërtetë", nga ato që Ajnshtajni do t'ja kishte zili. Ose nëse Njutoni do të ishte gjallë do të lutej t'i binte kokës ndonjë tullë, jo një kokërr mollë. Ministrja u prezantua më tej pra me të pamundura, të mundura që bëhen të pamundura, pamundësive të pamundësuara, një çorap pa formë e ngjyrë që i la vartësit pa tekst e me një nënqeshje ironike në fytyrë.

Epo thamë, kaq ishte! Kemi parë edhe më keq! Kemi parë edhe më mirë! Ndoshta Evisit i duhej kohë të mësohej me Tiranën se helbete, kishte ardhur nga Anglia. Apo Amerika? Apo Italia? Kudo qoftë, nga diku erdhi pra.

Erdhi, por bëri lëmsh një fshat të tërë, pa mirë. Se kemi parë ministra të hutuar (si ai i riu i Drejtësisë, për shembull), por edhe të hutuar, edhe të dërguarin e mundësive të pamundura, edhe të hurit e të litarit, jo. Ajo koka me flokë të verdhë që tundej pa kontroll të hënën, kur e prezantonte Edi Rama, e fliste "Rroma për Toma", nuk priti të mbushej me frymë nga ngjitja e shkallëve për në zyrë, për të filluar prerjen e kokave. Të parët që shkarkoi nga puna, pa motivacion, pa referencë ligjore, pa arsye, ishin drejtorët e ministrisë, QSUT-së, i FSDKSH-së, i AKBPM, OSHKSH. Pra çdo kokë drejtuese në shëndetësi. Me një kabinet të dyshimtë përreth, Evisi, ajo shkencëtarja e madhe që na begenisi e do të na nxirrte në Selamet, paskësh qenë, jo vetëm e penës, por edhe e pushkës.

Epo pushka top tu beftë Evis!

Se ti ndoshta nuk e di, por Shqipëria nuk është Kembrixh. Vërtet ke gëlltitur një ‘lugë çorbë’ kur themelove një spital privat e pas tij një universitet, këtu në Tiranë, por prit se mos ka qenë e prishur ajo çorba e nuk ia ke ndjerë akoma thartirën. Shqipëria është vend i bukur, por i ka ngrënë kokën edhe Dreqit, o Evis. Merru me ato mundësitë e pamundura më mirë./Pamfleti

evis sala

8 Komente

  1. K
    Kurizo

    Arroganca e saj tregon vanitetin shpirteror dhe injorancen ne menaxhim. Nje fare te drejte ja jap pasi te gjithe mjeket brenda teritorit telefonates eshte minimumi vendit sipas emrimit te saj te katapult u ar nga jasht paskan ngrene “ molle” deti tani . Erdhi Evis e pamundura te beje te mundur që nje drejtoresh kulture te caktohet drejtuesja e QSUT I cila muk ka nevoje per instalacione.

    1. A
      Agushkari

      sanco panca e.shendersise

      1. A
        A.K.

        Pse ne shqiptaret shkelqejme ne paragjykim dhe sharje dhe vuajme ne gjykim.Lereni te punoj dhe pastaj gjykojme.Ne pergjithesi njerezit e afte nuk kane nevoje te duken dhe nuk kane te keqe brenda.

        1. K
          Kurizo

          Fillohet puna me shkarkime A.K? Fillimi I mbarë gjysma punes …. Nuk mund te shkarkosh pa I testuar … nuk mundet nje qenje humane ta filloj punen me liste te stergjatur shkarkimesh … matrice mendore e gjysem bosh .. shpirt te zgaveruar …

        2. F
          Flutura

          Idiote e nivelit te larte. Gjithe style dhe bosh njesoj si Shefi i saj, qe nuk besoj se do jete ne Krye te Qeverise me te cuditshme ne njeqind vjet, me teper se dy muaj

          1. G
            Gori

            Jo Lutula jo! Evis Sala nuk është aspak idiote,për punët e saj është ashtu siç duhet por çështja është se " nuk është ajo huri që i duhet këtij gardhit tonë"! Detyrimet e pafund ndaj Sorosit ( Bashkimi dhe Valdete janë sorosianët e parë shqiptarë bashkë me Piro Mishën) dhe ndaj Ramës e shtynë të bëjë një gabim. Dhe kam bindjen se do përfundojë në ministren më qesharake të partisë socialiste. Sa për Shëndetësinë,as që ka për t'a gudulis fare me "reformat" e saj.Shëndetsia te ne komandohet nga Mafia kështu që Evis është thjesht një figurinë.

          2. K
            Kastriot

            Ca pret nga vajza e valdete sales mike e familjes rama

            1. P
              Petro

              Nje pyetje kam per kete doktoreshen e famshme Pse braktisi rrogen mbi 10 000 euro ne muaj per maksimumi 3000 euro me muaj? Nuk ma mer mendja per patriotizem.

              Lini një Përgjigje