TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Dhjetor 2025, 21:41

“Berishën e kanë braktisur”, Alesia Balliu: Në prill Salianji shpall kandidaturën për kreun e PD

Shkruar nga Pamfleti

“Berishën e kanë braktisur”, Alesia Balliu: Në prill

Lëvizjet e fundit të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, i cili ka nisur një tur takimesh me bazën e partisë, duket se janë më shumë se një nismë rutinë. Ndonëse takimet me demokratët kanë qenë pjesë e axhendës së tij, intensiteti dhe vëmendja mediatike që po marrin së fundmi interpretohen si një sinjal i qartë për ambicie më të larta brenda Partisë Demokratike. Alesia Balliu e ftuar në “Të Pashoq”, tha se Salianji një prill shpall kandidaturën për kreun e PD.

-Për të mbetur tek këto ndryshimet në PD. Ti thuaj që Salianji nuk të ka ftuar se nuk po ndodh gjë realisht?

Jo, unë me Salianjin kam pasur komunikim dhe pa diskutim që Salianji është duke ndërmarrë një iniciativë që është për t'u suportuar dhe për t'u mbështetur nga të gjithë. Dhe sa për emrat që përmendi se dua ta sqaroj dhe ta kalojmë këtë pjesë.

-Po pra, po a ka një konkluzion kjo, kjo nismë? Sepse ti thua Salianji, takime me bazën ka bërë gjatë gjithë kohës. Pse tani mori këtë lloj rrjedhe kjo gjë? Se nuk është kaq rutinë sa po e sheh ti.

Po s'mund të ketë, mund të jetë, po është tre muaj, unë nuk e shoh dhe aq rutinë. Ta thashë që mund të jetë edhe një vendim që zoti Saliani në prill mund të hedhi kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike. Dhe ndoshta pa diskutim, këto takime kanë një, një fluks më të madh dhe pa diskutim që kanë dhe vëmendjen më të madhe edhe për shkak të momentit, edhe për shkak të situatës, po dhe për shkak se vijnë dhe zgjedhjet në Partinë Demokratike.

-Jo jo, dakord, po që nga të gjithë po interpretohet si një lëvizje e re dhe shpresëdhënse?

Unë në dijeninë time e di që nuk është lëvizje e re, e di që është po për Partinë Demokratike, për të mirën e saj dhe pa diskutim.

-Kë ka Salianji me vete, në këtë nismë?

Atëherë në këtë nismë duhet të kesh elitën me vete dhe elitën po konsideroj intelektualët, mendoj që të duhet masa, të duhen demokratët dhe po ishte shumë.

-Jo, nuk thashë elitën, po them kë ka me vete. Përveç bazës them se ka zbritur në terren. Po them kë ka me vete nga pjesa sipër e Partisë Demokratike?

Po pa diskutim që në takimet që ka qenë, ka qenë me Doktor Ilirin dhe me Aulonin që kanë qenë të tre...

-Nga kandidatët e listave të hapura.

...të listave të hapura dhe që kanë qenë më të votuarit nga ana e demokratëve.

-Po pra, po për shembull, nëse bëjmë një analizë më të imtësishme, një nga emrat që ju bashkua Salianjit te kjo kafe e madhe, e bujshme, ishte dhe Xhemal Gjunkshi për shembull.  Ndërkohë, pak ditë më pas, respektivisht para dy ditësh, ai mori një post, këshilltar për sigurinë në Partinë Demokratike nga vetë zoti Berisha.

Kjo është çështje ofiqesh në këtë situatë që jemi dhe nuk të shërben...

-Jo them, a po bëhen lëvizje që Berisha t'i rikuperojë këta që mund të ikin tek Salianji? Është ky një shembull ilustrues?

Nuk të shërben posti në opozitë për të qenë opozitar. Posti ty gjithmonë të duhet kur je në qeveri, kur je në maxhorancë.

 

Lini një Përgjigje