TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Dhjetor 2025, 21:20

Gara me “Foltoret”, Berisha i përgjigjet Salianjit me demokratët e Rrëshenit

Shkruar nga Pamfleti

Gara me “Foltoret”, Berisha i përgjigjet Salianjit me

Pasditen e së mërkurës, Ervin Salianji, anëtar i Kryesisë së PD-së, nisi turin e “Foltores” nga Durrësi, një takim që mund të konsiderohet mbresëlënës referuar pjesëmarrjes, edhe pse pati një tentativë për ta dështuar, përmes mesazheve që iu dërguan anëtarëve të kësaj partie.

Foltorja e Salianjit u mbajt një ditë pasi Sali Berisha, kreu i PD-së, nisi Foltoret e tij, me një takim me demokratët e Njësive 8 dhe 9 në Tiranë.

E ndërsa “Foltoren” e Salianjit, Berisha e konsideron si një takim jashtë strukturave, ish-deputeti foli sot për rifreskimin e PD-së dhe kthimin e saj në një parti që jep shpresë dhe fiton zgjedhjet.

Salianji nuk nguroi të pohojë se lidershipi aktual i PD nuk po dëgjon demokratët dhe sipas tij kz është një gabim i madh. Në krah, Salianji kishte Ilir Alimehmetin, por edhe drejtues lokalë të PD-së.

Në anën tjetër, Berisha duket se po i përgjigjet aksionit të Salianjit me një takim që do të mbajë në Lezhë, qarkun ku në 11 maj, opozita fitoi 4 nga 7 mandatet.

Berisha nesër do të zhvillojë takim me strukturat dhe anëtarësinë e PD-së në Rrëshen.

Takimi do të mbahet në orën 18:00 tek Pallati i Kulturës në Rrëshen. Ky njoftim vjen një ditë pas takimit të zhvilluar të Berishës me strukturat e njësisë 9-të në Tiranë.

“Nesër, e enjte, datë 04.12.2025, në ora 18:00, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, do të jetë në Rrëshen për një takim të posaçëm me strukturat dhe anëtarësinë e PD-së. Ky takim vjen me dëshirën për të ndarë bashkë energji të reja, bashkëbisedim dhe organizim ndaj një pushteti korruptiv të rilindjes”, ka njoftuar Gjekmarkaj.

1 Komente

  1. Forza doktor sa me shpejtesi ne qeveri shqiperi a me e varfera ne rajon cili eshte programmi juaj per te afruar te rinjt me Pune qe te krijojne jeten e tyre ketu dhe mos te marrin rrugen e migrimit cili eshte programmi juaj per ekonomine per te luftuar parazitizmin per te rinjt te angazhohen me politile Kane qejf por jane te zhgenjyer nga politica e partive te medha e Kane marre vesht te gjithe se parti a demokrati Ke nuk vjen ne pushtet me protesta paqesore cilat Jane mekanizmat e juara si lider dhe si ishkryeminister qe ti ofroni shqiptaret dicka qe te zgjoj koshiencat dhe te arrine ne fitore Pak veshtire sepse ju e keni provuar cdo post .

    Lini një Përgjigje