Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 11 majit, nëse opozita del fituese, ai do të shpallë një kabinet qeveritar me përfaqësim mbarëkombëtar.
Në një dalje për mediat, lideri i Partisë Demokratike theksoi se ky kabinet do të përfaqësojë shqiptarët jo vetëm nga Shqipëria, por nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë.
Berisha shtoi se ky kabinet do të shpallet pas fitores së zgjedhjeve.
“Do të jetë një kabinet me përfaqësim mbarëkombëtar të shqiptarëve kudo ku janë. Kabinet në hije në Evropë paraqesin vetëm konservatorët britanikë, kabineti ynë do të shpallet pas fitores së 11 majit”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje