
Kreu i opozitës Sali Berisha ishte këtë mëngjes në një takim me gra e vajza në Tiranë.
Berisha u ndal te programi i PD, teksa tha se Edi Rama ia ka kopjuar atë. Më tej, ai tha se do të falin kamatat dhe gjobat e biznesit të vogël.
Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë aktuale për paligjshmëri, duke theksuar se shqiptarët janë të dëshpëruar dhe të detyruar të emigrojnë masivisht. Berisha tha se Rama bën fushatë tallavaje dhe bullizmi, flet si Nuredin Dumani në sallën e gjyqit.
"Rama kthehet kopjon programin, një ditë të bukur tha do bëj pensionin 200 euro, por ne kishim dorëzuar ligjin një vit e gjysmë para, ai e spostoi në 2030. Tani kalon te pjesa tjetër e programit, falja e gjobave. Ne kemi premtuar falje gjobash nga para 11 majit deri në 1992, çdo gjobë, çdo kamatë zerohet për çdo gjë.
Do të falim gjobat. Ne kemi falur kamatat, këta i kanë rikthyer kamatat, s’kanë ligj e moral. Një qytetar më tha se më duhen 80 vite punë që të paguaj kamatat. Ne do falim kamatat e qytetarëve, por edhe të biznesit të vogël, sepse është viktimë e arbitraritetit të inspektorëve të qeverisë. Shqipëria është boshatisur në mënyrë masive. Rama bën fushatë elektorale tallavaje e bullizmi, flet si Nuredin Dumani në sallë të gjyqit", tha Berisha.
Lini një Përgjigje