TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Prill 2025, 10:25

'Po na saboton!', Erion Braçe përjashton nga Partia Socialiste ish-kryetaren e Njësisë 5, zbardhet sms-ja

Shkruar nga Pamfleti
'Po na saboton!', Erion Braçe përjashton nga Partia
Rama, Erion Braçe dhe Anila Shehu

Një mesazh SMS është shpërndarë ditët e fundit në grupin e brendshëm të Partisë Socialiste nga ish-zv.kryeministri dhe aktualisht deputeti, Erion Braçe.

Mesazhi, siguruar nga Hashtag.al, u drejtohet strukturave të PS-së në Njësinë 5 dhe përmban akuza të drejtpërdrejta ndaj ish-drejtoreshës së PS në këtë njësi, Anila Shehu.

Mesazhi është dërguar në mesin e javës së kaluar, por publikimi i tij është konsideruar i domosdoshëm për shkak të “agravimit të situatës” në territorin e Njësisë 5, siç shprehet vetë Braçe.

Braçe akuzon Anila Shehun se po vepron në kundërshtim me udhëzimet e Partisë Socialiste dhe me vendimin për largimin e saj nga drejtimi i PS në Njësinë 5.

Sipas tij, ajo ka vijuar kontaktet me kryetarët e organizatave socialiste për të lobuar për një kandidat jashtë Njësisë 5, duke përdorur edhe forma presioni dhe intimidimi ndaj anëtarëve të partisë.

Mesazhi i plotë:

MIRËDITA!

Ky është mesazhi i Kryetarit të Partisë, në mes të javës që shkoi.

Nuk do ta postoja kurrsesi këtu, nëse situata nuk do të ishte përshkallëzuar kaq shumë në territorin e njësisë sonë, Njësisë 5, dhe nëse kjo situatë nuk do të ishte e përsëritur që prej vitit 2021.
JU LUTEM TA LEXONI MESAZHIN!

Tani:

Anila Shehu ish-drejtuese e PS në Njësinë 5  po vepron prej javësh saktësisht kundër asaj që Kryetari i Partisë ka ndaluar të ndodhë!

Anila Shehun, për shkak të gjithçkaje që ka bërë gjatë kohës që ka drejtuar PS-në në Njësinë 5 përfshirë sjelljen mizerabël ndaj anëtarëve të PS, sjelljen tërësisht të paligjshme në zyrat e shtetit dhe ndaj punonjësve atje, si dhe sjelljen e tmerrshme me një proces jetik si legalizimet  e kam larguar unë nga drejtimi, të cilin e mori për pak ditë, para disa javësh, me miratimin e Kryetarit të Partisë.

Para dhe pas asaj dite, Anila Shehu ka bërë gjithçka për të copëtuar Partinë Socialiste në Njësinë 5. Dy javët e fundit, ajo ka shtuar angazhimin e saj në drejtime që Kryetari i PS i ka ndaluar – siç është kontakti me kryetarët e organizatave të PS të Njësisë 5 për një kandidat jashtë njësisë, si dhe kërcënime ndaj kryetarëve dhe anëtarëve të këtyre organizatave, deri edhe në lidhje me vendin e punës – për të njëjtin qëllim!

E gjithë kjo është e provuar prej meje dhe e njohur që nga roli i saj në zgjedhjet e vitit 2021!

TANI:

Ky është mesazhi i fundit që unë shkruaj këtu në grup.
Mesazhi i dytë, nëse Anila Shehu vijon, do të jetë publik në të gjitha rrjetet sociale.
Aktin e tretë, nëse ajo vazhdon, do ta përfaqësojë një kallëzim penal për intimidim dhe kërcënim ndaj kryetarëve dhe anëtarëve të Partisë Socialiste.

Ndërkohë:

U kam kërkuar bashkëkryetarëve të PS në Njësinë 5 të nisin procedurën e çrregjistrimit të Anila Shehut nga Partia Socialiste!

Nga ana tjetër:

Kam një mesazh shumë të qartë për kryetarët dhe çdo anëtar të PS në Njësinë 5:

Në vendet e punës nuk jeni prej Anila Shehut; jeni prej meritës suaj profesionale dhe kontributit të gjithsecilit!
Kështu do të jetë edhe nesër!

Ju kam thënë qartë se “Libri i Meritës” do të jetë i vetmi udhërrëfyes nesër!

Anila Shehu nuk hyn e as do të hyjë askund në 12 maj; madje, si plotësisht e papërshtatshme në përputhje me ligjin, nuk ka sesi të jetë as aty ku ndodhet aktualisht!

VIJOJMË ME DETYRAT!

 

erion braçe përjashton nga partia socialiste ish-kryetaren e njësisë 5 erion braçe anila shehu

Lini një Përgjigje