TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Prill 2025, 10:59

Rama 'godet' sërish me deklaratat: Kush jeton në fshat, ta harrojë politikën!

Shkruar nga Pamfleti
Rama 'godet' sërish me deklaratat: Kush jeton në fshat, ta
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, nga Berati ku ndodhej në një takim me fermerët u kërkoi banorëve që jetojnë në fshat ta harrojnë politikën.

Sipas tij ata duhet të fokusohen tek integrimi i vendit në BE.

'Janë 300 mln euro në vit për fshatin e bujqësinë. Llogaritini kapacitetet financiare që krijohen. Është historike, besoj shumë që të gjithë ne, kushdo që jeton në fshat ta harrojë politikën dhe të mendojë na duhet ta kapim e të mos e lëshojmë këtë shans, ti bëjmë hyzmetin këtij shansi, të bëhemi anëtarë të BE dhe kemi frymëmarrje të re. Është si të vendosim mushkëri të reja, s’mund ti lësh dot pa i vënë se ke disa politikëra në kokë.

Me këtë vijnë edhe shumë gjëra të tjera, programe ku ne sot s’mund të kemi akses sepse s’jemi pjesë e asaj familje, na mbështesin si fqinj. Por kur bëhemi pjesë mbështetemi si anëtarë të familjes.',tha ai.

Kjo deklaratë vjen pas apelit skandaloz në Gjirokastër, ku kryeministri në një takim elektoral tha se “të votosh kënetën je politikisht autik”.

 

rama kush jeton në fshat ta harrojë politikën!

Lini një Përgjigje