TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Prill 2025, 11:18

Plas sherri në PS/ Braçe e përjashtoi nga drejtimi në njësinë 5, ish deputeti Lutaj: Shehu punonjëse ekselente

Shkruar nga Pamfleti
Plas sherri  në PS/ Braçe e përjashtoi nga drejtimi në
Piro Lutaj, Anila Shehu dhe Braçe

Brenda PS ka nisur sherri për mbledhjen e votave në 11 Maj.

Ish deputeti i Partisë Socialiste Piro Lutaj është përfshirë në debatin më të fundit që ka përfshirë rilindjen.

Ai i ka dalë në mbrojtje Anila Shehut ish drejtuese e Partisë Socialiste në njësinë 5 e cila është larguar nga drejtimi i strukturës pas propozimit të Erion Braçes që ka bindur Ramën ta largojë Shehun nga PS.

E gjitha kjo u mësua pasi u publikuan mesazhet e Braçes i cili largua nga Lushnja dhe u caktua në Tiranë si kandidat në listën e hapur të rilindjes.

Ish deputeti shkruan në një postim në facebook, se “Anila Shehu, ish drejtuese e PS, Njësia 5, një zonjë me kuptimin e plotë të fjalës. Një punonjëse partie, ekselence”.

Plas sherri  në PS/ Braçe e përjashtoi nga drejtimi në

Një mesazh SMS të shpërndarë ditët e fundit në grupin e brendshëm të Partisë Socialiste nga ish-zv.kryeministri dhe aktualisht deputeti, Erion Braçe shkruante se Shehu po saboton partinë.

plas sherri në ps braçe-shehu

Lini një Përgjigje