
Opozita shqiptare ka thirrur një protestë kombëtare më datë 24-janar...
Partia Demokratike është rikthyer sërish te Protestat Kombëtare. Ishte kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme në foltoren para Kryeministrisë, deklaroi se opozita shqiptare ka thirrur një protestë kombëtare më datë 24-janar.
Berisha paralajmëroi se kjo protestë do të jetë përfundimtare dhe se do t’i dërgojë mesazhin e fundit kryeministrit Edi Rama. Ai i bëri thirrje Ramës që të largohet vetë nga pushteti, teksa ftoi qytetarët që t’i bashkohen protestës së tij.
“Të dashur miq! Opozita shqiptare ka vendosur të thërrasë një protestë me datën 24 janar, në të cilën t'i japim mesazhet e qarta përfundimtare Edi Ramës. Hiq dorë nga grushti i shtetit! Prano ligjin dhe kushtetutën! Përndryshe, do të nxjerrim ne jashtë ligjit, jashtë kushtetutës! Ndaj dhe ftoj qytetarët shqiptarë me 24 të gjithë në këtë shesh për të treguar fuqinë e bashkimit të shqiptarëve, fuqinë e guximit të shqiptarëve, vizionin e tyre, shpirtin e pamposhtur të popullit opozitar”, tha Berisha.
Kujtojmë se kjo thirrje për protestë vjen vetëm pak ditë pas Berisha organizoi një tryezë me parti politike opozitare dhe shoqërinë civile. Berisha në këtë takim thirri përfaqësues nga partitë aleate me PD-në, si Kujtim Gjuzi, Selami Jenishehri, Fatmir Mediu.
Ndërkohë vlen të theksohet se ftesën e Berishës e refuzuan tre kryetarët e partive të reja Arlind Qori, Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj.
Kujt ti besojmë GOMARIT APO TE ZOTIT TE GOMARIT
nje taliban, nje serb nje ajethullah theret kermat qe i kane ngele per protest
Përfundimtare? Kush do përfundojë?