Kreu demokrat Sali Berisha u paraqit në SPAK në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje’ ku ka qëndruar disa minuta dhe më pas ka folur për mediat, në hyrje të godinës së Prokurorisë Speciale.
Ndërsa komentoi deklaratat e Edi Ramës mbi agjentët e BKH-së, Berisha tha se Kryeministri foli për këtë vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Kishte mbajtur të fshehtë mbi 20 ditë shkuarjen e agjentëve të BKH në Kryeministri me patllake. Rama i tmerruar e mbajti të fshehtë dhe e nxori të nesërmen e vendimit të Kushtetueses. Kjo i dha zemër Ramës. Pas vendimit të GJK mbyllet çdo mundësi të hetohen ministra.
Ai mori garanci për këtë. Nëse nuk ka pezullim, imunitetin dhe arrestimin nuk e lejon kurrë. Ajo masë që u kishte ngel në duar Prokurorisë, ishte pezullimi në rastin e ministrave dhe këtë pasi parti GJK deri në tjegulla e bllokoi.
Një akt si ky nuk ka ndodhur”, tha ai.
Ai u shpreh se Rama u tmerrua nga agjentët e BKH-së, por me vendimin e dhënë nga Kushtetuesja, iu hoq plotësisht kompetencat sistemit të drejtësisë.
“Agjentët i kanë shkuar në Kryeministri, por Edi Rama e ka mbajtur të fshehtë. Ai foli vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i ka caktuar kufinjtë SPAK dhe i dha ‘imunitet’ Edi Ramës”, tha Berisha.
Ai ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës kombëtare të 22 dhjetorit, për t’i dhënë përgjigjen më të mirë Edi Ramës.
“Vendimi i Kushtetueses ndalon çdo hetim ndaj ministrave dhe Kryeministrit, pra Rama mori garanci se s’do të ketë arrestime”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje