Partia Demokratike kërkoi pak ditë më parë përjashtimin e Taulant Ballës, kreut të grupit parlamentar socialist, nga punimet e Kuvendit, duke pretenduar se ai ka përdorur gjuhë fyese gjatë seancës plenare.
Kërkesa e demokratëve është marrë në shqyrtim nga Sekretariati i Etikës, i cili vendosi të rrëzojë kërkesën e PD-së.
Kërkesa për përjashtim u firmos nga deputetët Belind Këlliçi, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Enno Bozndo, Elda Hoti, Tomor Alizoti, Bardh Spahia, Jorida Tabaku, Igli Cara, Vangjel Dule, Brunilda Haxhiu, Bujar Leskaj, Luan Baçi, Ina Zhupa, Denisa Vata, Klevis Balliu, Erisa Xhixho, Tedi Blushi dhe të tjerë.
Gjatë një debati parlamentar, Taulant Balla tha se ndërsa opozita flet për lepuj, atëherë duhet të përmenden edhe zagarët. Duket se kjo shprehje e deputetit socialist, ka shtyrë demokratët që ta klasifikojnë si shkelje etike, duke përkuar përjashtimin e tij nga seanca.
Lini një Përgjigje