TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Dhjetor 2025, 21:05

“Flas për burra, jo për flamurka”, Edmond Spaho: PD po sillet si pulë pa kokë

Shkruar nga Pamfleti
“Flas për burra, jo për flamurka”, Edmond Spaho: PD po
Edmond Spaho, ish-deputet i PD

Edmond Spaho, ish-deputet i PD-së, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka kthyer një përgjigje të gjithë atyre që i cilëson si kritikë ndaj qëndrimeve të tij, ndërsa e cilëson sjelljen e PD-së si ajo e një pule pa kokë.

Spaho thotë se kritikat e tij ndaj lidershipit të PD-së nuk e bëjnë atë një tradhëtar, ndërsa rendit qëndrimin e tij si besnik i Sali Berishës, nga momenti kur u shpall “non grata” dhe deri në fund.

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Spaho, i cili nuk arriti të marrë mandatin e deputetit pasi ishte në listën e hapur në Qarkun e Korçës, deklaroi tërheqjen nga politika aktive. 

Postimi nga Edmond Spaho

Kritikëve të mi!

Shikoj shumë militantë që më ofendojnë pa fund në fb për qendrimet që po mbaj dhe kritikat ndaj udhëheqjes së PD, e cila sipas meje po sillet si pulë pa kokë.

Duket që për militantet jam tradhëtar. Megjithatë dua t’ju pyes se përse nuk me quajtët tradhëtar:

1. Në Shtator 2021 kur nga të paret u rreshtova në krah të Foltores?

2. Në Tetor 2021 kur sëbashku me 4 deputetë të tjerë u perjashtova nga PD? Të gjithë u futën në listë të mbyllur? Unë jo, dhe nuk u ankova.

3. Kur u përjashtova 50 ditë nga Parlamenti sa rrallë ndonjë tjetër?

4. Kur i rashë bilibilt në shenjë proteste 6 orë në Kuvend duke shkelur mbi reputacionin tim, sepse besova që do rrëzojmë Ramën?

5. Kur mbroja Nongratën dhe kritikoja Ambasadën dhe administratën amerikane, megjithëse reputacionin e kisha si pro amerikan i thekur?

6. Kur çdo ditë shkoja tek protesta tek Rruga e Shpreses dhe flisja më shumë se kushdo tjetër?

Në 35 vjet nuk e kam dredhur asnjëherë dhe i kam qëndruar besnik jo emrave por idealeve te PD.

Së fundi: Burrat mbahen nga fjala që japin. Sidomos kur janë në moshë të thyer. Më keq kur të hanë pas krahëve. Flas për burra jo për flamurka.

Lini një Përgjigje