TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Mars 2023, 12:22

Berisha: Rama po shkatërron mediat, Top Channel shitet për 9 milionë dollarë në prag fushate

Shkruar nga Pamfleti

Berisha: Rama po shkatërron mediat, Top Channel shitet për 9

Ish kryeminsitri Sali Berisha në një konferencë për shtyp me gazetarët ka sulmuar kryeministrin Edi Rama se po shkatërron mediat në vend.

Ai tha se në prag fushate elektorale televizioni kombëtar Top Channel është shitur për 9 milionë dollarë një kompanie me qendër në Belize.

"Publikime të besueshme me dokumente autentike, faktojnë se televizioni kombëtar Top Channel, në një aksion, në një veprim tërësisht obskur, tërësisht jotransparent, në shkelje flagrante të ligjeve të vendit, rezulton se në prag të fushatës, i është shitur një shtetasi, i quajtur Uestern Media, në Belizë, me çmimin 9 milionë dollarë. Është një veprim i pashembull.

Asgjesimi i një televizioni kombëtar me licensë kombëtare në kundërshtim me çdo rregull.

Shitja falso si kunata e Olta Xhaçkës që ishte pronare e resortit strategjik përbën një veprim të tmerrshëm mafioz të Edi Ramës dhe klanit të tij. Një televizion komëbtar ka marrë valë dhe frekuencë kombëtare. Janë pasuri publike, në këtë kontekst por nuk përfundojë në belize të Edi Ramës dhe Erion Velisë.

SKAPI prej kohësh duhet të kishte reaguar. Para këtij publiku përjetoi vdekjen klinike të ABCNews, një spastrim të paparë ndonjëherë të gazetarëve. Devolli është vala e Ramës. Personi i fundit që ka mbetur aty është zoti Demi, ndaj tij po bëhen presione prej rrugeçërish që të largohet nga emisionit që të kontrollohet 100% nga Endri Fuga dhe Sokol Balla. Kjo që po ndodh në Shqipëri, nuk ndodh kurrë në botë.

Top Channel është gropa e zezë e parave të djegësve. Ka marrë miliona me paratë e djegësve.", tha Berisha.

 

Lini një Përgjigje