TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Mars 2023, 12:05

Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së mbërrin në Tiranë, takim me Olta Xhaçkën

Shkruar nga Pamfleti

Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së mbërrin në Tiranë,

Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga Maria Schmid ndodhet sot në Tiranë për takime me zyrtarë të nivelit të lartë, parlamentarë, staf të OSBE-së dhe aktorë të tjerë në Shqipëri.

Ajo është takuar me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, ku edhe kanë zhvilluar një deklaratë për mediat.

Në fjalën e saj ajo tha se në Tiranë ndodhet me rastin e 27-vjetorit të OSBE-së ndërsa theksoi se Shqipëria ka bërë progres në reformat gjyqësore.

“Vizita ime përkon me një rast shumë special. OSBE feston të hënën 27 vjetorin e saj. Ajo që doja të ndaja është se kur kam qenë këtu herën e kaluar në 2016 ëshyë se ju keni bërë progres në reformat gjyqësore. Jam e lumtur që e keni bërë këtë në bashkëpunim me ne.”, tha Schmid.

Ndërsa ministrja Xhaçka është shprehur se OSBE-ja është partner i besuar dhe i rëndësishëm për Shqipërinë. Ajo shprehu mirënjohjen për kontributin e saj në një sërë kauzash dhe reformash.

Xhaçka tha se Shqipëria bashkohet plotësisht me qëndrimin e vendosur të OSBE-së në lidhje me agresionin rus në Ukrainë duke pohuar se kjo ka qenë një nga temat kryesore të bisedës.

Ministrja theksoi se Shqipëria ka luajtur një rol të rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit të OKB për të mbështetur Ukrainën. Po ashtu, pohoi se Shqipëria do të jetë e përkushtuar ndaj kësaj kauze duke theksuar se vendi ynë është anëtare aktive e grupit të Miqve për Llogaridhënie në Ukrainë.

sekretarja e përgjithshme e osbe-së xhaçka

Lini një Përgjigje