
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se opozita ka kryestrategun Chris LaCivita, ndërsa nga ana tjetër është Rama me deputetin Vullnet Sina, i cili është komentuar shumë për ngjashmërinë që ka me LaCivitën.
Berisha u shpreh se Vullnet Sina duhet të dorëzojë mandatin, pasi ka infektuar Shqipërinë me mallra të skaduar. Kreu i PD theksoi se sot “PD është me një avokat vigan të Presidentin Trump, kurse Rama me bandat, me Sule Çelën, me Bajrat, Hajrat, e të tjerë”.
“I ra kokës me grushte atë ditë që doli Chris LaCivita në konferencë shtypi. Por, këto dy ditë është i tmerruar dhe më shumë, sepse mësoi që PD, ka marrë për avokat, të kauzave tuaja të drejta, të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, të votës së lirë, avokatin e Presidentin Donald Trump.
Në një anë opozita më Chris LaCivitën në anën tjetër ai me Vullnet Sinën, një huajt e deputet që duhet të jepte mandatin se ka infektuar Shqipërinë me mallra të skaduar.
Opozita, PD, ju të gjithë, me një avokat vigan të Presidentin Trump, kurse ai me bandat, me Sule Çelën, me Bajrat, Hajrat, e të tjerë”, tha Berisha nga Kuçova.
Lini një Përgjigje