TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Prill 2025, 19:16

Rama takim me të rinjtë në Vlorë: I bindur se do të kem votën tuaj të parë

Shkruar nga Pamfleti

Rama takim me të rinjtë në Vlorë: I bindur se do të kem

Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë dhe të rejat në Vlorë, të cilëve u ka kërkuar votën më 11 Maj.

Rama tha se në zgjedhjet e 11 Majit vendoset e ardhmja e Shqipërisë, jo vetëm se kush forcë politike do të qeverisë apo se kudh do të qëndrojë në opozitë.

Rama shprehet se ashtu siç u votua PD në vitin 1992, të rinjtë sot të zgjedhin masivisht Partinë Socialiste.

“Jam i bindur se këtu skuadra e PS për të bindur dhe për të sjellë sa më shumë votues të parë, vajza dhe djem në kutitë e votimit më 11 maj, dua t’u them shumë pak fjalë.

Nuk qëllon gjithmonë që të shkojë në një palë zgjedhje ku ajo çfarë vendoset është shumë më e madhe sesa një forcë që qeveris, apo një forcë që qëndron në opozitë.

Ka shumë pak raste që zgjedhjet koicidojnë me historinë, ashtu siç koicidoi më 1992, duke shkuar masivisht në votim. Duke e zgjedhur masivisht PD si forca që e mishëronte kalimin nga një epokë tjetër.

Ashtu siç ju ka ardhur ju momenti, ku jo vetëm të zgjidhni PS, por për të përcaktuar drejtimin e vendit, që Shqipëria të mos humbasë asnjë ditë, asnjë orë, të anëtarësohet ne BE duke mbyllur negociata në 2027.

Rrallë koicidon që një palë zgjedhje të jenë edhe drejtpërdrejt personale. Ajo që është personale është se me votën e 11 majit të gjithë të rinjtë që do marrin pjesë në zgjedhje, do të vendosin duke votuar PS, krahas faktit që Shqipëria të anëtarësohet në BE të marrin pasaportën europiane”, tha Rama.

Lini një Përgjigje