TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Maj 2026, 20:25

Berisha sulmon Ramën për dekorimin e Bardhyl Agasit: Paradite nderon babanë e mafiozit, pasdite flet për BE

Shkruar nga Pamfleti
Berisha sulmon Ramën për dekorimin e Bardhyl Agasit: Paradite nderon
Berisha në Kryesi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama për dekorimin e Bardhyl Agasit, babait të Ergys Agasit, gjatë një aktiviteti në Durrës, duke e cilësuar këtë si një mesazh politik në mbështetje të krimit.

Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha deklaroi se Rama, brenda së njëjtës ditë, në Durrës dekoronte “babain e një mafiozi”, ndërsa në Bruksel fliste për integrimin europian dhe standardet demokratike.

Imagjinoni pak, tejkalon çdo novelë, çdo roman të realizimit fantastik fakti kur Ramaduro paradite dekoron të atin e njërit prej mafiozëve më të rrezikshëm të kohërave. Italia ka pasur Toto Rinën, por Toto Rina nuk ka kontrolluar kurrë qeverinë dhe të dhënat dixhitale të Italisë. Kurse Toto Rina shqiptar është i vetmi mafioz në Europë që kishte në dorë çdo gjë në këtë vend, përfshi edhe kryeministrin. Jeton i lirë në Shkozet, në Surrel, në Manzë dhe kudo”, deklaroi Berisha.

Lideri i opozitës tha se dekorimi i Bardhyl Agasit nuk ishte një akt ceremonial, por një sinjal politik i drejtpërdrejtë.

Edi Rama, para se të niset në Bruksel në konferencën ndërqeveritare të tetë për raportin IBAR, ndan kohën dhe dekoron të atin e Ergys Agasit për t’i dhënë një mesazh të prerë qytetarëve të Durrësit se Agasët janë fisnikëria e partisë së krimit. Për t’i dhënë mesazh të prerë SPAK-ut të partisë se Agasët janë shtylla e partisë”, u shpreh Berisha para drejtuesve demokratë.

Ai akuzoi kryeministrin për standard të dyfishtë, duke thënë se ndërsa në Bruksel prezantohet si mbështetës i integrimit europian, në Shqipëri promovon figura të lidhura me botën kriminale.

Në momentin kur ai dje fliste në Bruksel, kur deklaronte se ne jemi fanatikë të Bashkimit Europian, sekretari i tij i përgjithshëm me porosi të tij i dërgonte dekoratën e partisë Jurgis Çyrbes, informatorit të një vrasësi serial, të faktuar dhe të dokumentuar. Pra, atje shprehej për fanatizëm ndaj integrimit, në Durrës ngrinte në piedestal krimin dhe bashkëpunimin me krimin”, tha Berisha.

 

berisha kryesia agasi

Lini një Përgjigje