TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Maj 2026, 13:16

Mediu i çon në zyrë Berishës numrin 2 të PPE-së

Shkruar nga Pamfleti
Mediu i çon në zyrë Berishës numrin 2 të PPE-së
Mediu dhe Montserrat në selinë e PD

Dolors Montserrat ka zhvilluar një vizitë në selinë e PD, ku është pritur në një takim nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Montserrat, e cila mban postin e Sekretares së Përgjithshme të Partia Popullore Europiane, ndodhet në Tiranë në kuadër të kontakteve dhe takimeve politike me përfaqësues të opozitës shqiptare.

Takimi në selinë blu u fokusua te zhvillimet politike në vend, bashkëpunimi me PPE-në dhe proceset integruese të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Montserrat shoqërohej nga kreu republikan, Fatmir Mediu, i cili duket se ka arritur që t’I sigurojë kolegut të tij demokrat, një takim me numrin 2 të PPE-së, vetëm pak ditë pas Berisha u rikonfirmua përmes një referendum si kryetar i PD-së.

 

berisha montserrat ppe

1 Komente

  1. P
    PR

    Bote e korruptuar, .... te shoqerohesh me Meduin tmerr.

    Lini një Përgjigje