Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjet një video përpara Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE, ndërsa nuk mungojnë batutat, por edhe premtimi se Shqipëria do të jetë anëtare e BE brenda kësaj dekade.
Kjo do të thotë se Shqipëria do të jetë në BE brenda 2030, ndërsa në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama shkruan “me krenarinë për Shqipërinë çdo hap e më shumë Europiane, ju uroj një ditë të mbarë”.
“Që ne pranojmë do e themi tani. A pranon të martohesh me të? Po, unë pranoj”, shprehet Rama.
Në pamjet e publikuara, shfaqen takimet me Marta Kos dhe zëvendësministren për Çështjet Europiane të Qipros, Marilena Raouna.
Takimet me dy zyrtaret duket mjaft i ngrohtë, ndërsa Kos nuk nguron të hipë në një shkallë për t’u zgjatur pak, dhe për të përqafuar Edi Ramën.
Lini një Përgjigje