TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2026, 21:06

Propozimi për Ukrainën, Rama ‘i jep mend’ Merz-it: Nuk duhet të provokojmë! Po ne që jemi talebanët e BE!

Shkruar nga Pamfleti
Propozimi për Ukrainën, Rama ‘i jep mend’ Merz-it: Nuk
Edi Rama dhe Friedrich Merz

Kryeministri Edi Rama ka komentuar me rezerva nga Brukseli propozimin e kancelarit gjerman Friedrich Merz për një status të asociuar të Ukrainës në Bashkimin Europian, duke theksuar se vendet kandidate nuk duhet të trajtohen të ndara nga njëra-tjetra.

Rama vlerësoi vëmendjen e veçantë të kancelarit gjerman ndaj zgjerimit, por tha se ky diskutim duhet parë në një këndvështrim më të gjerë.

“Duhet ta shohim gjerësisht, pa nevojën për të provokuar ndokënd. Kandidatët nuk duhet të ndahen. Po Moldavia? Moldavia iu ka mbijetuar dy agresioneve ruse”, u shpreh Rama.

Sipas tij, Europa e bashkuar është më e mirë për të gjithë, ndërsa shtoi se mbajtja jashtë e vendeve kandidate është më e kushtueshme për vetë Bashkimin Europian.

“Së pari, është shumë me interes dhe e mirëpritur vëmendja e veçantë që kancelari gjerman i kushton zgjerimit, ne e vlerësojmë këtë. Ka qenë temë që nuk është më tabu, jam i kënaqur me këtë, se prej disa vitesh mendoj se duhet gjetur një mënyrë krijuese, sepse jemi në një botë krejt të re. Europa ka një luftë që duhet të merret në tokën e saj. Një Europë e bashkuar është më mirë për të gjithë. As qeveria e Shqipërisë, por vetë PE ka nxjerrë një raport, që mbajtja jonë jashtë është më e kushttueshme. Letra iu është drejtuar udhëheqësve të vendeve anëtare, është diskutim që duhet ta bëjnë ata. Ne presim të zhvillojmë samitin Europë-Ballkanin Perëndimor.

Do kem nderin të ulem me kancelarin dhe ta diskutojmë. Duhet ta shohim gjerësisht, pa nevojën për të provokuar ndokënd, do thoja, kandidatët nuk duhet të ndahen. Po Moldavia? Moldavia iu ka mbijetuar dy agresioneve ruse. Sa për Shqipërinë, jemi kombi më pro-europian në Europë. Ne jemi talebanët e BE. Ne do luftojmë me kokëfortësi për të hyrë brenda. Në Europën e sotme, askush nuk është i vogël mjaftueshëm për t’u lënë në raundin tjetër”, theksoi Rama nga Brukseli. 

rama për propozimin e merz bruksel be

1 Komente

  1. L
    Lira

    Ti ndoshta je taleban Ramo se shqiptaret jo. Ne jemi shqiptare qe duam Ameriken se atje jane patriotet tane, bijt tane qe i degdisen qeveri si jotja. Hera dyte qe ju thua talebane shqiptareve. Turp

    Lini një Përgjigje